7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kush nga prindërit kujdeset për fëmiun pas divorcit?

Më të lexuarat

Përgjigje:

Gratë kanë më të drejtë për marrjen e fëmiut sesa meshkujt dhe kjo është esenca në këtë çështje, sepse gratë janë më të buta, kanë më shumë durim dhe ndjenja ndaj fëmisë së tyre dhe janë më të afta në edukimin e tyre.
Nëna ka më të drejtë në kujdesin e fëmisë mashkull qoftë apo femër nëse ajo i plotëson kushtet që duhet t’i plotësojë një kujdestare e fëmisë dhe nëqoftë se nuk është martuar me dikë tjetër.

Kushtet që duhet ti plotësojë një nënë nëse dëshiron kujdesjen ndaj fëmisë janë:

-Të jetë në gjendje psiqike të mirë
-të jetë e lirë (jo e robëruar)
-të jetë e drejtë
-të jetë myslimane,(nëse është fëmiu mysliman)
-të posedojë kushtet që i nevojiten fëmiut
-të mos jetë e martuar me burrë tjetër që është i huaj për fëmiun

Nëse një kusht nga këto kushte mungon nuk i takon asaj e drejta e kujdesit për fëmiun, por edhe nëse i ka poseduar këto kushte ndërsa pas një kohe humb një nga këta si psh. sëmuret psiqikisht, apo martohet me një të huaj, atëherë i humb e drejta për kujdesje. Nëse përsëri nënës i kthehen kushtet atëherë përsëri fëmiu kthehet tek nëna.

E gjitha kjo bëhet për të mirën e fëmiut, sepse e drejta e tij është më primare në këtë rast.
Koha e kujdesjes zgjat deri në kohën kur fëmiu fillon ti dallojë gjërat dhe bëhet i pavarur (është i aftë të ushqehet vetë, të pijë vetë, të pastrohet vetë pas kryerjes së nevojës)
Kur arrihet kjo kohë atëherë përfundon koha e kujdesjes, e ajo është përafërsisht mosha shtatë apo tetë vjeçare.
Pas periudhës së kujdesjes (hadanes) fillon koha e mbikqyrjes (kefales) e cila zgjatë deri në kohën e pjekurisë fizike tek fëmiu. Pas pjekurisë ai është i lirë në sjelljen e tij, nëse dëshiron zgjedh njërin prind nëse dëshiron zgjedh tjetrin.

Vërejtje: Edhe pse e drejta e kujdesjes i takon nënës duhet ti lejohet babait të takohet me fëmijtë e tij dhe të interesohet për gjendjen e tyre.

Përktheu: Senad Ramadani

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit