4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Çmimet e gazit bien nën 100 euro për Mwh, hera e parë që nga qershori

Më të lexuarat

Çmimet e gazit në Evropë kanë rënë nën 100 euro për megavat-orë për herë të parë që nga mesi i qershorit, pasi moti i butë i vjeshtës uli kërkesën duke bërë që të ruhej më shumë energji.

Ndërsa çmimet mbeten jashtëzakonisht të larta, lajmi ofron një lehtësim për konsumatorët nën stres financiar.

Çmimet me shumicë ndikojnë drejtpërdrejt në çmimin me pakicë që paguajnë familjet dhe kompanitë çdo muaj. Këto fatura përfundimtare përmbajnë gjithashtu kosto shtesë në lidhje me mirëmbajtjen e rrjetit, taksat dhe tarifat operative.

Hera e fundit që çmimet e gazit ranë nën 100 MWh ishte mesi i qershorit.

Çmimet më pas u rritën me një ritëm të theksuar pasi qeveritë nxituan të mbushnin depozitat nëntokësore të gazit dhe manipulimi i furnizimeve nga Rusia nxiti spekulime.

Kapaciteti mesatar i depozitimit të BE-së është tani në 93%, që do të thotë se qeveritë nuk kanë nevojë të blejnë aq shumë gaz rezervë sa bënë në muajt e mëparshëm.

Në të njëjtën kohë, prodhimi industrial dhe konsumi nga njerëzit po kufizohen nga faturat e larta të energjisë, duke çuar në një rënie të kërkesës dhe si pasojë një rënie të çmimeve. Megjithatë është e paqartë se sa do të zgjasë rënia e çmimit të gazit.

Zyrtarët e BE-së kanë frikë se një dimër më i ftohtë se zakonisht do të nxisë kërkesën për energji elektrike dhe ngrohje, që do të çojë çmimet në nivele të larta të paqëndrueshme dhe do të përkeqësojë recesionin ekonomik./buletiniekonomik

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit