18.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Muhamedi(alejhi selatu ue selam) mbrojtja e tij – Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Më të lexuarat

1. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Nëse ju nuk e ndihmoni atë, Allahu tashmë e ka ndihmuar.” (Tevbe: 40).

Allahu ka garantuar se do ta ndihmojë Pejgamberin e Tij, por gjithashtu ua ka tërhequr vërejtjen njerëzve nga braktisja e ndihmës ndaj tij, në mënyrë që umeti i tillë të mos ndëshkohet si umet braktisës, e rrjedhimisht, Allahu të sjellë njerëz të tjerë që e ndihmojnë atë në vend të këtyre.

2. Nuk ndodh që Pejgamberi të fyhet në një umet, vetëm se Allahu do ta nënçmojë atë.

3. Pejgamberi ﷺ nuk ka nevojë për mbrojtje nga dikush, mirëpo secili ka nevojë për ta mbrojtur atë, në mënyrë që të vërtetohet besimi i tij.

4. Kush nuk e ndihmon fenë e Allahut, të mos presë ndihmën e Allahut. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Nëse e ndihmoni Allahun (çështjen e Tij), edhe Ai do t’ju ndihmojë.” (Muhamed, 7)

5. Kush sheh prestigjin e fesë tek po cenohet ndërsa nuk reagon nga frika për prestigjin dhe pozitën e vet, Allahu do ta përul atë tek njerëzit për aq sa ka lejuar të përulet feja, sepse, shpërblimi është sipas llojit të veprës.

6. Hadithi tregon se: “Kush ndihmon një musliman, atë e ndihmon Allahu”, e, si qëndron për atë që e ndihmon Pejgamberin e Tij ﷺ kur njolloset nderi i tij?! Ndihma e Pejgamberit konsiderohet shkak për krenarinë e të poshtëruarit, për fuqinë e të pafuqishmit dhe për ndihmën e atij që i është bërë padrejtësi.

7. Hadithi tregon se: “Kush e braktis (nuk e mbështet) një musliman, atë e braktis Allahu”, e, si qëndron për atë që ka braktisur Pejgamberin ﷺ kur përdhoset nderi i tij, ndërkohë ka mundësi ta ndihmojë atë?!

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit