-0.5 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Çka nënkupton besimi në Xhenet dhe Zjarri(Xhehenem)?!

Më të lexuarat

Besimi në shpërblimin (me Xhenet ose me Zjarr)

Kjo nënkupton besimin se Xheneti dhe Zjarri janë të vërtetë. Xheneti është vendbanim që Allahu e ka përgatitur si shpërblim për robërit e Tij të devotshëm. Aty ka kategori kënaqësish konkrete e kuptimore, të cilat asnjë sy nuk i ka parë, asnjë vesh nuk i ka dëgjuar dhe asnjë njeri nuk e ka marrë me mend. Ndërkaq, Zjarri është vendbanim që Allahu e ka përgatitur si “shpërblim” për jobesimtarët. Aty ka kategori ndëshkimesh konkrete e kuptimore, që asnjë sy nuk i ka parë, asnjë vesh nuk i ka dëgjuar dhe asnjë njeri nuk i ka marrë me mend.

Allahu i Lartësuar thotë: “Pastaj, Ne ua dhamë Librin robërve Tanë të zgjedhur (nga ndjekësit e Muhamedit). Disa prej tyre i bëjnë dëm vetes (duke bërë vepra të ndaluara), disa janë në rrugë të mesme (duke kryer detyrimet dhe duke shmangur të ndaluarat), ndërsa disa, me lejen e Allahut, shkojnë përpara me të mira (përtej detyrimeve); kjo është dhuntia e madhe. Ata do të hyjnë në kopshtet e Adnit të stolisur me byzylykë ari e margaritarë dhe veshja e tyre do të jetë prej mëndafshi. Pastaj do të thonë: “Lavdi Allahut, i Cili e ka larguar hidhërimin nga ne. Vërtet, Zoti ynë është Falës dhe Falënderues. Është Ai që me mirësinë e Tij na ka pranuar në shtëpinë e banimit të përhershëm, në të cilën nuk do të lodhemi e nuk do të rraskapitemi.” Për jobesimtarët është përgatitur zjarri i Xhehenemit, ku ata nuk do të vdesin dhe as që do t’u lehtësohet dënimi. Ja, kështu Ne do t’i dënojmë mosmirënjohësit. Atje, ata do të thërrasin: “O Zoti ynë, nxirrna se do të bëjmë vepra të mira e jo nga ato që kemi bërë.” (Atyre do t’u thuhet): “Vallë, a nuk jua zgjatëm jetën aq sa të mund të mendohej ai që donte të kujtonte (Allahun)?! Madje juve ju erdhi edhe paralajmëruesi? Andaj, shijoni (dënimin)! Për keqbërësit nuk ka kurrfarë ndihmësi!” (Fatir, 32-37)

Burimi:” Bësimi I thjeshtësuar” / Dr. Ahmed Ibn Abdurrahman el Kadi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit