4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Çka nëkupton besimi në Ditën e Fundit?

Më të lexuarat

Besimi në Ditën e Fundit nënkupton bindjen e palëkundshme në atë se Allahu i Lartësuar i afatizon robërit e Tij për një ditë ku do t’i ringjallë nga varret e do t’i marrë në llogari për veprat e tyre dhe do t’i shpërblejë për to, ose me Xhenet, ose me Zjarr.

Allahu i Lartësuar thotë: “Ai vetëm ua shtyn (dënimin) deri në Ditën, kur sytë e tyre do të zgurdullohen (nga tmerret që do të shohin).” (Ibrahim, 42) Gjithashtu, Ai thotë: “Mohuesit kujtojnë se nuk do të ringjallen kurrsesi. Thuaju: “Po, për Zotin tim, me siguri që do të ringjalleni e pastaj do të njoftoheni për atë që keni bërë!” Dhe kjo është e lehtë për Allahun.” (Et Tegabun, 7) Dhe thotë: “E, atë ditë kur të arrijë Ora (Dita e Kiametit), ata (besimtarët dhe jobesimtarët) do të ndahen. Ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, do të gëzojnë në kopshtin e Xhenetit; kurse ata që kanë mohuar dhe kanë përgënjeshtruar shenjat Tona dhe takimin në jetën tjetër, do të hidhen në Zjarr.” (Er Rum, 14-16)

Burimi:” Bësimi I thjeshtësuar” / Dr. Ahmed Ibn Abdurrahman el Kadi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit