Përgjigjja:
Kur’ani thotë qartë: “E kush e punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe sa grimca, atë do ta gjejë” (Kur’ani, 99:7-8). Kjo nënkupton se ata që nuk besojnë(besimin e pastër Islam), por bëjnë vepra të mira në këtë botë, do të shpërblehen për këto vepra në këtë jetë. Ndërkaq, muslimanët që kryejnë vepra të mira do të shpërblehen jo vetëm në këtë botë, por edhe në botën tjetër. Gjykimi përfundimtar mbi këtë çështje i takon vetëm Zotit (Kur’ani, 2:62).
Së këndejmi, mëkati i politeizmit (besimi në shumë zota, shirku) është një nga mëkatet që Zoti nuk e fal atë njeri që vdes me atë mëkat.
Allahu thotë në Kuran: “S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt të do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.”(Surja Nisa, 48)
“Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës)”.(Surja Nisa, 116)
Burimi: “25 pyetje rreth Islamit’
Nga gjermanishtja: Mr. Rejhan Neziri