-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Çka na mëson Islami për marrëdhëniet intime?

Më të lexuarat

Pyetja:
Islami na ka mësuar çdo gjë, si të hamë, si të vishemi, mirëpo a ka ndonjë transmetim i cili ia mëson muslimanit etikat e marrëdhënieve intime? Apo në Sunnet (hadithet profetike) a ka ndonjë hadith të vërtetë i cili flet për këto çështje?
***

Përgjigjja:

Hamdi (falënderimi) i takon vetëm Allahut.

Po, të lumtë me të vërtetë Islami na ka mësuar çdo gjë, sepse Islami ju sjell njerëzve çdo të mirë, në çështjet e përditshme, në çështjet fetare, sepse kjo Fe është Feja e Allahut.

Marrëdhëniet intime janë prej çështjeve të rëndësishme jetësore, të cilën çështje e ka qartësuar Feja jonë dhe i ka ligjësuar etika dhe dispozita, gjë që e lartëson atë nga të qenurit vetëm kënaqësi shtazarake, apo kryerje e nevojës seksuale, mirëpo e ka shoqëruar me vepra tjera, siç është nijeti i mirë, disa dhikre, etika fetare, gjëra të cilat e avancojnë këtë vepër dhe e ngritin në nivel të adhurimit, për të cilin shpërblehet muslimani.

Në Sunnetin e Pejgamberit ﷺ është qartësuar kjo çështje, thotë Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij Zadul Mead: “Sa u përket marrëdhënieve intime, metodologjia profetike është metodologjia më e mirë, e ruan shëndetin, e arrin kënaqësinë dhe lumturinë personale dhe i arrin qëllimet për të cilat bëhet kjo vepër, sepse në esencë marrëdhëniet intime bëhen për tri gjëra, të cilat janë qëllimet e saja esenciale:

1- Ruajtja e prejardhjes dhe vazhdimësia e trashigimisë.

2- Nxjerrja e lëngut (spermës), mbajtja e së cilit i bën dëm trupit në përgjithësi

3- Kryerja e nevojës seksuale, arritja e kënaqësisë dhe kënaqja me begatitë, vetëm kjo e fundit është dobia e marrëdhënieve në Xhennet, sepse atje nuk ka lindje të fëmijëve, e as ngjeshje të lëngut, të cilin e largon ejakulimi.

Poashtu mjekët e shohin se marrëdhëniet intime janë një prej shkaqeve të ruajtjes së shëndetit.” [1]

Poashtu thotë, Allahu e mëshiroftë: “Prej dobive të marrëdhënieve intime është ulja e shikimit, përmbajtja e epshit (vetes), ruajtja e nderit, e njejta vlen edhe për femrat. Ai e ndihmon veten e tij në Dynja dhe në Ahiret, andaj Pejgamberi ﷺ e bënte këtë gjë, e donte dhe thoshte: “Më janë bërë të dashura nga Dynjaja juaj gratë dhe parfumet.” [2]

Prej gjërave të rëndësishme për të cilat duhet kujdesur gjatë marrëdhënieve intime janë:

1. Sinqeritet i nijetit, ta bëj nijet me këtë vepër që ta ruan veten dhe bashkëshortin/en nga harami, ta shton numrin e Ummetit Islam, me qëllim që të ngritet, sepse numri i madh sjell krenari dhe le ta dijë se ai shpërblehet për këtë vepër, edhe pse kënaqet dhe gjen lumturi të menjëhershme, transmeton ebu Dherri (radijAllahu anhu) se Pejgamberi ﷺ thotë: “Dhe në marrëdhëniet intime të ndonjërit prej jush keni shpërblim”, ata thanë: Edhe nëse dikush prej neve e kënaq epshin e tij, ka shpërblim? Tha Pejgamberi ﷺ: Çka mendoni nëse dikush epshin e tij e kënaq në haram, a do të kishte mëkat?! Kështu është kur e kënaq epshin në hallall, ka shpërblim.” [3] Kjo është prej mirësive të Allahut ndaj këtij Ummeti të begatshëm, falënderimi i takon Allahut që na ka bërë pjesë të këtij Ummeti.

2. Ta paraprin kontaktin intim me emocione, lojë dhe puthje, sepse Pejgamberi ﷺ i puthte bashkëshortet e tija dhe bënte “paralojë” me ato.

3. Të thotë para fillimit të kontaktit intim: “Bismilah, Allahume xhenibna esh-shejtan, ue xhennib esh-shejtan ma rezektena” [4], thotë Pejgamberi ﷺ: “Nëse Allahu vendos që t’ju jep fëmijë, nuk do t’i bëj Shejtani dëm asnjëherë.” [5]

4. Lejohet që t’i afrohet bashkëshortes prej përpara, nga cila anë dëshiron, prej përpara, prej prapa, mirëpo me kusht që kjo të jetë në organin gjenital të gruas [6], në vendin e daljes së fëmiut, sepse thotë Allahu: “Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi.” (Bekare: 223)

Transmeton Xhabir ibn Abdullah i cili thotë: Hebrenjtë thoshin: Nëse bën marrëdhënie me bashkëshorten e tij në organin seksual, mirëpo nga prapa, atëherë ajo grua do të lind fëmijë të vëngër. Atëherë Allahu zbriti:

Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi” dhe tha Pejgamberi ﷺ: “Si të dojë, nga përpara, nga prapa, me kusht që të jetë organin seksual.” [7]

5. Nuk lejohet assesi që njeriu të bën marrëdhënie me bashkëshorten në anus, thotë Allahu: “Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi”. (Bekare: 223), ndërsa dihet se vendmbjellja dhe vendi prej ku njerui bën marrëdhënie me shpresë që të furnizohet me fëmijë, është organi gjenital femror, thotë Pejgamberi ﷺ: “Është i mallkuar ai i cili bën marrëdhënie në anus.” [8] Kjo ngase në këtë vepër ka kundërshtim të natyrshmërisë së pastër të njeriut, ka mospërfillje të kënaqësisë së gruas gjatë aktit intim, poashtu ky vend është vend i papastër dhe shkaqe tjera të cilat ndikojnë që kjo vepër të jetë e ndaluar.

6.  Nëse njeriu bën marrëdhënie njëherë me gruan e tij, pastaj dëshiron që përsëri të kthehet, atëherë le të mer abdes, sepse thotë Pejgamberi ﷺ: “Nëse ndonjëri prej jush bën marrëdhënie me gruan e tij, pastaj dëshrion që të kthehet, atëherë le të mer abdes mes të dyjave, sepse kjo është më mirë për kthimin e tij.” [9] Dhe ky urdhër nuk është obligativ, por është gjë e pëlqyeshme. Nëse ka mundësi që të lahet mes dy akteve intime, atëherë kjo është më mirë.

7. Medoemos që bashkëshortët, ose njëri prej tyre të lahet në këto situata:

a) Takimi i organeve gjenitale, sepse thotë Pejgamberi ﷺ: “Kur të takohen dy organet që bëhen synet [10], atëherë gusli (larja) bëhet obligim.” [11] Kjo larje është obligim edhe nëqoftëse nuk ka ejakulim. Ndërsa fjala: “Kur të takohen dy organet…” ka për qëllim futjen kryes së organit mashkullor në organin femëror dhe nuk ka për qëllim vetëm prekjen.

b) Dalja e spermës, edhe nëse nuk janë takuar organet, sepse Pejgamberi ﷺ thotë: “Larja është për shkak të lëngut (spermës).” [12] Thotë El-Begauij në “Sherh es-Sunneh”: “Larja nga xhunubllëku bëhet për një prej dy shkaqeve: Ose për futjen e kokës së organit mashkullor në organin femëror, ose për daljen e lëngut me vrull, qoftë mashkullor apo femëror.” [13]

8. Ai i cili e ka për obligim të lahet, i lejohet që të flej dhe ta vonoj guslin e tij deri para kohës së namazit, mirëpo është shumë e pëlqyeshme që të merr abdes përpara se të flen, tregon Omeri (radijAllahu anhu) se e ka pyetur Pejgamberin ﷺ: A ka mundësi që ndonjëri prej nesh të flen duke qenë xhunub?! I tha Pejgamberi ﷺ: “Po, le të mer abdes nëse dëshiron.” [14]

9. Ndalohen marrëdhëniet gjatë ciklit menstrual, ngase thotë Allahu: “Të pyesin ty për hajdin (ciklin menstrual). Thuaj: “Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë ciklit menstrual dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar Allahu. Allahu i do ata që pendohen dhe ata që pastrohen.” (Bekare: 222) Ndërsa ai i cili e bën këtë vepër duhet që të jep lëmoshë në vlerë prej një dinari apo gjysëm dinari, siç është transmetuar se Pejgamberit ﷺ i është përgjigjur një njeriut me këtë përgjigje. [15]

Mirëpo lejohet që (mashkulli) të kënaqet me gruan që është në ciklin menstrual me gjithçka veç organit seksual, siç tregon Aisheja (radijAllahu anha): “Pejgamberi i Allahut na urdhëronte [16] kur ishim në ciklin menstrual që t’a mbulojmë pjesën e poshtme të trupit, pastaj shtriheshim me të.” [17]

10.I lejohet mashkullit të bëj a’zl [21] nëse nuk dëshiron fëmijë, poashtu i lejohet përdorimi i mjeteve prezervative, nëse këtë e lejon bashkëshortja, sepse edhe ajo ka të drejtën e kënaqjes dhe të drejtë sa i përket fëmijut, argument për këtë është Hadithi i Xhabir ibn Abdullah (radijAllahu anhu) ku thotë: “Bënim a’zl në kohën e Pejgamberit ﷺ dhe lajmi arriti deri tek Profeti, mirëpo nuk na ndaloi.” [18]

Mirëpo është  më mirë lënia e kësaj gjëje, edhe atë për disa shkaqe, prej tyre: Kështu mospërfillet apo zvogëlohet kënaqësia e bashkëshortes, poashtu në këtë ka mospërfillje të disa prej qëllimeve të marrëdhënieve siç është shumimi dhe lindja e fëmijëve, siç e përmendëm më parë.

11.  Është e ndaluar që ndonjëri prej bashkëshortëve t’i shpërndaj sekretet që kanë të bëjnë me jetën martesore intime, bile kjo është prej punëve më të këqija. Thotë Pejgamberi ﷺ: “Prej njerëzve më të këqinj tek Allahu në Ditën e Gjykimit, është një njeri i cili i afrohet gruas së tij, dhe ajo afrohet atij, pastaj ia përhap asaj sekretet.” [19]

Transmeton Esma bint Jezid se ishte tek i Dërguari i Allahut ﷺ derisa aty kishte burra dhe gra të ulur dhe tha (Pejgamberi): “Ndoshta ndonjë burrë tregon se çfarë bën me bashkëshorten e tij, apo ndonjë grua tregon se çfarë bën me burrin e saj.” Pastaj të gjithë (që ishin prezent) heshtën dhe nuk u përgjigjën, pastaj thashë (Esma): Po, pasha Allahun o i Dërguari i Allahut! Ato bëjnë kështu dhe ata bëjnë kështu. Tha (Pejgamberi): “Mos bëni ashtu, kjo është sikur shembulli i një shejtani mashkull i cili ka takuar një shejtan femër dhe ka bërë marrëdhënie me të duke shikuar njerëzit.” [20]

Kjo ishte ajo që kishim mundësi ta përmendim rreth disa etikave të marrëdhënieve intime.

Hamdi i takon Allahut i cili na udhëzoi drejt kësaj Feje madhështore, falënderimi i takon Atij që na udhëzoi drejt të mirës së kësaj bote dhe të mirës së Ahiretit.

Muhammed Salih el Munexhid

Përktheu dhe përshtati: Ali Ashani

—————————————–

[1] Et-Tib en-Nebeuij fq.249

[2] Buhariu dhe Muslimi. Et-Tib en-Nebeuij fq.251

[3] Muslimi (720)

[4] Që d.t.th në gjuhën tonë: Në emër të Allahut, o Allah largoje Shejtanin prej neve dhe largoje Shejtanin prej asaj me të cilën do të furnizosh (fëmiun). Sh.P

[5] Buhariu (9/187)

[6] Në vaginë. Sh.P.

[7] Buhariu (8/145) dhe Muslimi (4/156)

[8]  Ibn A’dij (1/211) dhe Albani e ka cilësuar si autentik në “Adab ez-Zefaf”

[9] Muslimi (1/171)

[10] Organi gjenital mashkullor dhe femëror.Sh.P.

[11] Muslimi (526)

[12] Muslimi (1/269)

[13] (2/9)

[13] Ibn Hibban (232)

[14] E kanë nxjerur autorët e Suneneve, ndërsa Albani e ka cilësuar si autentik në “Adab ez-Zefaf” fq.122

[15] Ndonjë prej bashkëshorteve të tija. Sh.P.

[16] Buhariu dhe Muslim

[17] A’zl është nxjerja e organit mashkullor nga ai femëror përpara ejakulimit. Sh.P.

[18] Buhariu (9/250) dhe Muslimi (4/160)

[19] Muslimi (4/157)

[20] Ebu Davudi (1/339) dhe Albani e ka cilësuar si autentik në “Adab ez-Zefaf” fq.143

Etikat e marrëdhënieve intime was last modified: March 6th, 2016 by Uniteti-Admin

The post Çka na mëson Islami për marrëdhëniet intime? appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit