4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Çka është risku dhe cili është kuptimi i drejt i tij?

Më të lexuarat

Pyetja:

Çka është risku?

***

Përgjigjja:

Allahu i jep risk kujt të dëshiron. Po të pysim shumicën e muslimanëve se çka është risku, do të thoshin: “Të kesh xhepat e mbushur me para.”

Po çka diçka tjetër? Të hamë, të pijmë. A kaq është risku?
Jo, kjo është kuptim i ngushtë i riskut. Ndërsa kuptim i gjerë i riskut është çdo dhunti, çdo begati, çdo mirësi që ta ka dhuruar Allahu dhe që ti knaqesh me të. Islami është risk, sabri është risk, falenderimi i Allahut është risk. Të gjitha këto janë risk që t’i ka dërgu Allahu me u kënaq me to, andaj falenderoje Allahun.

Risku i Allahut nuk përkufizohet vetëm në para apo të mira materiale apo ushqim dhe pije. Por risk i Allahut është çdo dhunti apo begati me të cilën Allahu i begaton, i nderon robërit e Tij dhe ata kënaqen, i shijojnë ato të mira dhe jetojnë me to.
Prandaj Allahu kur të bën rob të gjindshëm e bujar, risk është. Falenderoje Atë!
Falenderimin që ta ka dhënë Allahu, e ti që e falenderon Atë por edhe njerëzit që të bëjnë ty mirë e ti i falenderon, sepse nuk ka mundësi të falenderohet vetëm Allahu e njerëzit jo (kur u bëjnë të mira) ngase është i mangët (ai që nuk i falenderon edhe njerëzit) është risk prej Allahut. Nëse Allahu të ka bërë trim, të ka bërë të mençur, të ka dhënë dije, e gjitha kjo është risk prej Allahut.

Disave Allahu ju jep risk edhe për t’i sprovuar njerëzit se a janë falenderues; atij që ia pakëson e bën për ta parë sa është durimtar, sa po duron; tjetra se a po e di se Zoti i jep dhe merr kujt të dëshiroj. Krejt këto i kanë urtësitë e veta, prandaj Allahu thotë:

Vërtet, All-llahu është i gjithdijshëm për çdo gjë.” (Ankebut: 62)

Dr. Shefqet Krasniqi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit