3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Çka është bidati dhe si është definicioni i tij?

Më të lexuarat

Fjala “Bidat” është fjalë me rënjë arabe që gjuhtarisht don të thotë: shpikje,risi, krijim, zbulim.

Fjala Bidat nuk është përmendur në Kur’an, por përmendet në forma të tjera të cilat janë prej rënjës së njëjtë. Kjo më mirë mund të shihet në ajetin Kur’anor:

Dhe murgërinë ata e shpikën, Ne atyre nuk ua bëmë obligim atë”[1].

Ndërsa në Sunet dhe në hadithet e Pejgamberit është përmendur Bidati në disa hadithe, siç është hadithi se Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

Keni kujdes prej veprave të shpikura, sepse çdo shpikje është Bidat dhe çdo Bidat është humbje dhe çdo humbje shpien në Zjarr”. (Transmeton Ahmed, Tirmidhi, ibn Maxhe, Hakim, hadithi është i vërtetë).

Në vijim do të përmendim definicionin e disa prej dijetarëve të ehli Sunetit rreth Bidatit:

  • Thotë ibn Hazmi: “Bidat është çdo vepër dhe çdo fjalë që nuk ka bazë dhe që ka të bëj me çështjet e fesë, pra çdo gjë e cila nuk ka ardhur në Kur’an dhe në Sunet”.
  • Thotë Imam Neveviu: “Bidati është çdo shpikje në fe e cila nuk ka qenë në kohën e Pejgamberit”.
  • Thotë ibn Tejmije: “Bidati është ajo gjë prej fesë të cilën All-llahu nuk ua ka bërë obligim njerëzve, pra çdokush i cili e konsideron prej fesë diçka që nuk e ka obliguar All-llahu është Bidat”.
  • Thotë ibn Haxheri: “Bidat është shpikje dhe risi në çështjet e fesë dhe çdogjë që ka bazë në Sheriat, nuk është Bidat”.
  • Thotë el Xhurxhani: “Bidati është vepër e kundërt e Sunetit, quhet Bidati risi dhe shpikje pasiqë thënësi i Bidatit është shpikësi i parë i saj dhe nuk ka patur përpara tij dikë i cili e ka thënë atë, pra Bidatin nuk e kanë vepruar sahabët dhe as tabiinët dhe as që ka ndonjë bazë dhe argument në Sheriat”.
  • Thotë Imam esh Shatibij: “Bidati është pasimi i një rruge të devijuar në fe e cila bie në kundërshtim me Sheriatin”.

Të gjitha këta definicione që i përmendëm dhe shumë defincione tjera, të gjitha këta rrotullohen rreth disa pikave të përbashkta. Ata pika janë:

1)      Bidati është risi dhe vepër e shpikur që bie në kundërshtim me Kur’anin dhe Sunetin dhe me udhëzimin e gjeneratave të para të Umetit.

2)      Bidati është vepër e keqe dhe e shëmtuar të cilën nuk e urdhëron Sheriati dhe që ka të bëj me çështjet e Fesë.

3)      Bidati është e kundërta e Kur’anit dhe Sunetit dhe bie ndesh me ta dhe bie në kundërdshtim me tekstet që kanë zbritur dhe shkaku që Bidati është vepër e shëmtuar është se bie në kundërshtim me Sheriatin.

4)      Bidati në Fe është me vepër apo me gjuhë, ose me besim si dhe është me bërjen apo lënien e ndonjë vepre.

5)      Çdo shtesë apo mangësim në fe është Bidat.

Dr. Muhammed Jusrij
https://www.rizgjimi.com/
Përktheu: Enis Arifi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit