20.9 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Ftillimi befasues i Borellit, mesazhet “propalestineze” nga Mynihu

Më të lexuarat

Kryediplomati i BE-së që po dal nga llumi ku Izraeli ka zhytur Perëndimin

Bashkimi Evropian duhet të jetë më i bashkuar nëse dëshiron një rol në Lindjen e Mesme, paralajmëroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, nga Konferenca e Sigurisë në Mynih.

“Çështja është nëse ka hapësirë ​​politike në Evropë për të mbështetur zgjidhjen me dy shtete. Besoj se ka, por për këtë duhet të jemi më të bashkuar, tha Borrell, duke theksuar se nëse Evropa dëshiron të luajë një rol gjeopolitik në këtë çështje, duhet të jetë e bashkuar, si në rastin e Ukrainës, ku uniteti i saj është i shkëlqyer.

“Por këtu (në Lindjen e Mesme), shoh se ka mendime të ndryshme dhe shumë shtete anëtare duan të luajnë lojën e tyre (…) Pa një perspektivë të qartë për popullin palestinez, nuk do të ketë paqe në Lindjen e Mesme dhe siguria e Izraelit nuk do të sigurohet vetëm me mjete ushtarake”, tha Borell dhe theksoi se Bregu Perëndimor është pengesa reale për zgjidhjen me dy shtete.

“Bregu Perëndimor po zien. Është e mundur që një shpërthim më i madh është i afërt atje”, tha ai dhe kërkoi nga BE-ja të mbështesë “iniciativën arabe” për krijimin e një shteti palestinez që do të përfshijë si Bregun Perëndimor ashtu edhe Rripin e Gazës.

Kështu, prej javësh kryediplomati europian po shfaq një ftillim në qëndrimet e tij, duke mos pranuar të zhytet në llumin e korruptimit moral ku Izraeli ka zhytur Perëndimin. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit