3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Cili është turpi i vërtetë?

Më të lexuarat

Na rrëfen Abdullah ibën Mesudi, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Keni turp të vërtetë nga Allahu. I thamë Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: kemi turp ne dhe për këtë e falënderojmë Allahun. Na tha: Nuk është ajo që mendoni, por njeriu që ka turp të vërtetë nga Allahu:

– ruan kokën dhe ç’ka në te;

– ruan barkun dhe ç’ka brenda;

– e kujton vdekjen dhe shkatërrimin (e tij në varr) dhe

– ai që do ahiretin i braktis stolitë e dynjasë; ai që vepron kështu ka turp të vërtetë karshi Allahut”. 

(Tirmidhiu, Shejh Albani këtë hadith e vlerëson si hadith të mirë, hasenun li gajrihi).

Sqarim i qartë nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për turpin e vërtetë, i cili është i vazhdueshëm, i pandarë dhe i vërtetë.

Shokët e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kishin turp, por nuk pretenduan se e posedojnë turpin e plotë dhe të vërtetë. Andaj Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u sqaroi se turpi i vërtetë është ai turp i cili bëhet shkak që njeriu të largojë të gjitha gjymtyrët e tija nga gjërat që e hidhërojnë Allahun, subhanehu ve teala.

Në këtë hadith flitet për turpin i cili e shtyn njeriun të ruan kokën, me të cilën e ka ngritur Allahu mbi të gjitha krijesat dhe e ka dalluar njeriun me te, që të mos i përulet askujt përveç Allahut, të mos i nënshtrohet askujt veç Allahut dhe të mos e ngrit lart nga mendjemadhësia. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e këshillon njeriun që të mos e shfrytëzon kokën dhe çka ka në te në gjëra që e hidhërojnë Allahun dhe nuk e afrojnë tek Ai.

Na tregon ky hadith i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, se prej turpit të vërtetë është edhe kujdesi për organet dhe gjymtyrët që kanë lidhje me barkun, siç është zemra, këmbët, organet gjentiale etj. Pra, kujdeset për barkun, me çka ushqehet, sa ushqehet dhe si e fiton pasurinë.

Kujtimi i vdekjes i ndihmon shumë njeriut që të jeton një jetë të balancuar dhe të lumtur me atë që e ka. Njeriu kur e kujton se një ditë do të vdes dhe do të bëhet hi i humb lakmia për dynja dhe nuk jepet pas sajë, por vazhdimisht është në garë me kohën për të bërë sa ma shumë vepra të mira.

Dynjaja dhe ahireti askujt si bëhen bashkë tërësisht, madje as njeriut më të fortë dhe për këtë shkak duhet flijuar diçka prej stolive të dynjasë për të fituar sigurisht ahiretin.

Imam Munaviu, rahimehullah, thotë: “dynjaja dhe ahireti janë ortake, nëse njeriu e kënaq njërën e hidhëron tjetrën”.

Kush i ka parasysh këto këshilla dhe porosi arrin të ketë turp të vërtetë dhe të fiton kënaqësinë e Allahut, subhanehu ve teala.

E lusim Allahun të na stolisë me këtë vlerë dhe virtyt! Amin!

Hoxhë Bekir Halimi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit