2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Cili është qëndrimi i islamit nëse e mendojmë veten duke kryer vepra të ndaluara?

Më të lexuarat

PYETJA:

I nderuari hoxhë! Cili është qëndrimi i islamit nëse e mendojmë veten duke kryer vepra të ndaluara? Për shembull, kur njeriu e mendon veten duke vjedhur apo duke bërë imoralitet? Mirëpo, ai e di se këtë nuk do ta bënte, edhe nëse i ofrohet mundësia për këtë?

PËRGJIGJA:

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Mbikëqyrësit të Gjithësisë, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…

Kështu, nuk ka gjynah për mendime të këqija në të cilat futet njeriu, siç janë kryerja e imoralitetit, vjedhja apo konsumimi i alkoolit… por me kusht nëse nuk e bën asnjërën prej tyre. I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Me të vërtetë, Allahu xh.sh. ia ka falur umetit tim atë që ua thonë shpirtrat e tyre, derisa nuk e bëjnë apo nuk e thonë. “(Buhariu dhe Muslimi)

I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Kush e mendon ndonjë vepër të keqe, pastaj nuk e bën atë, ajo nuk do t’i shkruhet. “(Buhariu dhe Muslimi)

Në një thënie tjetër, thuhet: “Do t’i shkruhet vepër e mirë, për shkak se e ka lënë për hir Timin. “(Muslimi)

Kuptimi i këtij hadithi është: Ai që e lenë ndonjë vepër të keqe për të cilën mendon, do të shpërblehet sikurse për vepër të mirë. E nëse e lenë për ndonjë arsye tjetër, nuk do t’i shkruhet vepër e keqe, por as vepër e mirë.

Kjo është mirësia dhe mëshira e Allahut xh.sh. ndaj robërve të Tij. Nuk ka zota të tjerë të vërtetë që meritojnë të adhurohen përveç Allahut.

Shejh Bin Bazi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit