0.6 C
Pristina
Tuesday, January 14, 2025

Cili është përfundimi i atyre që jetuan pas periudhës së Isait (salallahu alejhi ue selem), dhe para fillimit të profecisë së Muhamedit (salallahu alejhi ue selem)?

Më të lexuarat

Pyetje: “Cili është përfundimi i atyre që jetuan pas periudhës së Isait (salallahu alejhi ue selem), dhe para fillimit të profecisë së Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) dhe a konsiderohen se ata janë Ehlul-Fitrah (në natyrshmërinë e tyre)?

Përgjigje: “Mendimi më i saktë është se Ehlul-Fitrah ndahen në dy kategori: Kategoria e parë është ajo për të cilën kemi dëshmi se atij i ka ardhur argumenti dhe ai e ka pranuar të vërtetën, por ka vazhduar ta ndjekë rrugën e paraardhësve të tij. Në këtë rast, nuk ka falje për të dhe ai është prej banorëve të zjarrit.

Ndërsa atij të cilit nuk i ka ardhur argumenti, çështja e tij është tek Allahu (subhanehu ue te ala) dhe Ai vendosë atë që duhet, ndërsa ne nuk e dimë përfundimin e atij personi. Kjo është për shkak se ne nuk e dimë ligjin e Sheriatit për këtë çështje. Por në rastin e ndonjërit për të cilin është konfirmuar se ai do të jetë në Xhehenem bazuar mbi dëshmitë autentike (siç u cek më lartë), atëherë themi se ai është në zjarr.”

 

Imam Muhamed bin Salih el-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)
Burimi: Fetaua Islamijeh 1/108.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit