-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Cili është kuptimi i frazës La haule ue la kuvete il-la bil-Lah?

Më të lexuarat

Fraza: لاَ حَوْلَ وَ لاَ قُوَّةَ إِلاَّ بٍالله “La haule ue la kuvete il-la bil-Lah” (Nuk ka lëvizje e as forcë pa ndihmën e Allahut), mund të nënkuptojë dy gjëra:

E Para: Me këtë, ne shprehim lëvizjen dhe forcën absolute që ka Allahu, duke ia mohuar këtë gjë çdo kujt tjetër. Megjithatë, ka lëvizje dhe fuqi përveç në Allahun, mirëpo kjo lëvizje dhe forcë e tillë është e pjesshme dhe e jo e plotë. Vetëm Allahu është Ai i Cili posedon lëvizje dhe forcë absolute.

E dyta: Nuk kemi mundësi për asnjë lëvizje dhe nuk kemi fuqi përveçse me lejen e Allahut. Në këtë rast, arsyeja është Allahu. Ky kuptim është më i saktë dhe më i përshtatshëm në këtë kontekst. Pra, ne nuk mund të kalojmë pa ndihmën e Allahut prej në gjendje në një gjendje tjetër. Në këtë fjali, shprehet nënshtrimi i plotë ndaj Allahut dhe kthimi i plotë tek Ai, duke mos u mbështetur njeriu aspak në atë që ai ka.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit