3.7 C
Pristina
Wednesday, January 22, 2025

Cili është gjykimi për të varrosur më shumë se një person në një varr?

Më të lexuarat

Pyetje: Cili është gjykimi për të varrosur më shumë se një trup në një varr?

Përgjigje: E ligjësuar është që çdo person të varroset në varrin e tij. Kjo ka qenë gjithmonë tradita e muslimanëve. Megjithatë, nëse është e nevojshme ose e domosdoshme të varrosen disa trupa në një varr të vetëm, atëherë kjo lejohet. Pas betejës së Uhudit profeti ﷺ varrosi dy ose tre persona në një varr të vetëm. Në këtë rast duhet vendosur personi që dinte më shumë Kuran afër Qabes, pasi ai është më i miri ndër ta. Ata duhet të vendosen pranë njëri-tjetrit. Dijetarët thonë se midis tyre duhet të vendoset një ndarje prej dheu.

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (17/214)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit