2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Cili është gjykimi fetar për shortin dhe dhuratat që i bëjnë disa kompani?

Më të lexuarat

Është pyetur shejh Uthejmini – Allahu e mëshiroftë:
Tregtari nxjerr në treg mallin e tij dhe shpërndan disa kupona për blerësit sipas vlerës së produkteve që kanë blerë secili. Pastaj këta kupona bëhen pjesë e një shorteu ku fituesit marrin dhurata dhe zgjidhen me short, e kështu disa njerëz fitojnë dhurata që ua shpërndan tregtari. Cili është gjykimi i kësaj vepre? Allahu ju shpërbleftë me të mira!

Përgjigje: Në këtë lloj shitblerjeje i drejtohemi shitësit dhe blerësit.
I themi shitësit: A e ngre ti çmimin e produktit për shkak të dhuratës apo jo? Nëse e ngre çmimin e produktit për shkak të dhuratës nuk lejohet, sepse nëse e ngre çmimin dhe njerëzit blejnë prej tij, ata ose do të fitojnë ose do të humbasin. Pra nëse ky mall në treg për shembull kushton 10 ndërsa ai e shet me 12 për shkak të dhuratës, kjo nuk lejohet. Klienti që e blen me 12 ose do të humbasë shtesën 2 më shumë se çmimi real që është 10, ose do të fitojë shumëfish me dhuratën dhe kjo është bixhoz, kumar, pra haram.

E nëse shitësi thotë: Unë e shes aq sa e shesin edhe të tjerët, as e ngre çmimin dhe as e ul atë, në këtë rast atij i lejohet të shpërndajë këto dhurata për t’i nxitur njerëzit të blejnë prej tij.

Pastaj i drejtohemi klientit, blerësit, duke i thënë: A po e blen këtë produkt sepse të duhet, dhe në çdo rast do t’a kishe blerë pa marrë parasysh a ka dhuratë për të apo jo? Apo po e blen vetëm për shkak të dhuratës?
Nëse thotë të parën, themi: S’ka problem t’a blesh këtë produkt prej këtij shitësi, sepse për sa kohë që çmimi i tij është i njëjtë me atë të tregut dhe ti e blen se të duhet, atëherë ose do të fitosh (dhuratën) ose do të shpëtosh nga humbja (e çmimit shtesë). Në këtë rast të lejohet t’a blesh këtë produkt prej atij që jep dhurata.udhaebesimtareve

“Likaul babil meftuh”

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit