8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Cili është dallimi mes kadasë dhe kaderit?!

Më të lexuarat

Të gjithë e dimë dhe kemi dëgjuar se besimi në kadanë dhe kaderin, caktimin e Allahut është prej themelit të fesë, por cka dimë rreth kësa në përgjithësi dhe cili është dallimi mes asaj që në gjuhën arabe quhet “Kada dhe Kader”?

Sa i përket definicionit sheriatik të kadasë dhe kaderit, dijetarët kanë mendime të ndryshme, shumica e tyre aludojnë qartazi, siç thotë Sifarjini Allahu e mëshiroftë: “Kaderi tek selefi e ka kuptimin e diçkaje që dihet, që është shkruar nga lapsi dhe çdo gjë që do të ndodh deri në përjetësi. Allahu i Lartësuar në ezel i ka caktuar rrjedhat e ndodhive mbi krijesat, si dhe çfarë do të ndodh me gjërat para se të ekzistojnë ato, i Lartësuari e ka ditur se ato do të ndodhin në kohë të ditur, në mënyrë të veçantë, andaj ato ndodhin ashtu siç i ka përcaktuar Ai.” 

Kur kadaja dhe kaderi përmenden së bashku, Imam el-Khatabi thotë: “Asnjëra nuk ndahet nga tjetra, sepse njëra nga ato është në pozitë të themelit, kurse tjetra në pozitën e ndërtesës, andaj kush mundohet ta ndajë njërën prej tjetrës, e ka rrënuar këtë strukturë dhe e ka asgjësuar atë.”

Besimi në kadanë dhe kaderin është shtyllë prej shtyllave të imanit.

Në dy sahihet nga Ebu Hurejra dhe Omer ibn Khatabi përcillet rasti i Xhibrilit alejhi selam kur erdhi tek Pejgamberi ﷺ që t’ua mësojë sahabëve çështjet e fesë së tyre, prej pyetjeve që ia parashtroi Xhibrili alejhi selam Pejgamberit ﷺ ishte pyetja rreth imanit, e ai ﷺ  tha: “Ta besosh Allahun, melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Fundit, të besosh në kader, qoftë ajo e mirë apo e keqe, ajo është nga Allahu.

Në vijim do t’i përmendim disa mendime të dijetarëve që i kanë dhënë rreth kësaj cështje:

  • Mendimi i parë është se këta dy fjalë, pra kadaja dhe kaderi e kanë një kuptim dhe janë sinonime të njëra tjetrës. Thotë bin Bazi, kadaja dhe kaderi janë një gjë, i thuhet kada ose kader”.
  • Mendimi i dytë: Disa dijetarë thonë se kadaja është paraprirëse e kaderit. Kada quhet atë që e ka ditur Allahu gjithmonë, ndërsa kader quhet ajo që lidhet me krijesat dhe ndodh mes tyre, gjë të cilën padyshim se i Gjithdijshmi e di.
    Thotë ibn Haxheri: “Kada është vendimi i përgjithshëm i Allahut në përgjithësi, ndërsa kader janë pjesëzat e detajizuara të atij vendimi”.
  • Mendimi i tretë: Kada është ekzistimi i të gjitha gjërave në Leuh-il-Mahfudh, ndërsa kader është ndodhja e tyre në vecanti.
  • Mendimi i katërt: Pasuesit e këtij mendimi janë se kur këta dy nocione bashkohen në një tekst e kanë kuptimin e ndryshëm prej njëri tjetrit, ndërsa kur ndahen dhe përmenden në tektse të ndryshme, ata bashkohen përsa i përket kuptimit. Kur themi se “bashkohen ose ndahen në një tekst” është për qëllim përmendja së bashku ose ndaras në një hadith.
  • Mendimi i pestë: Kada është atë që e caktoi Allahu për krijesat në fillim të cdogjëje, ndërsa kader është ajo që bëhet dhe zhbëhet apo ndryshohet, sikurse caktimet e natës së Kadrit, ose sic ka ardhur në argumente të sunetit se veprimi i disa gjërave e ndryshon kaderin në favor të robit të devotshëm sikurse hadithi i Pejgamberit (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Nuk e shton ymrin gjë tjetër vecse bamirësia dhe nuk e ndryshon kaderin vecse duaja dhe njeriut i ndalohet rizku me një gjunah që e ka bërë”. Dhe i gjithë ky ndryshim ndodh nën diturinë dhe kontrollën absolute të të Gjithdijshmit.

Në këtë cështje e pamë se ka mendime të ndryshme të dijetarëve të cilat mendime sillen rreth asaj që është brenda suazave të ehli Sunetit dhe s’ka hapsirë për mosmarrveshje dhe urrejtje, pasiqë është mesele pas së cilës nuk qëndron ndonjë bindje e gabuar, me rëndësi e besojmë kadanë dhe kaderin si shtyllë prej shtyllave të imanit.

Përmblodhi: Enis Arifi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit