9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

CILËSI TË JEHUDËVE TË PËRMENDURA NË KURAN

Më të lexuarat

Kush përdor mendjen e shëndoshë dhe sheh krimet që kryhen mbi popullatën e Palestinës, do sheh se kjo ndodh nga një popull, cilësitë e të cilëve Allahu i Madhëruar i ka përmendur në Kuran.

Në vijim do përmendim atë që pata mundësi nga cilësitë e tyre:

  1. Shirku në adhurim
    “A nuk i ke parë ata, të cilëve u është dhënë një pjesë e Librit? Besojnë në sihër dhe dhe në të tagut dhe ju thanë mohuesve: “Këta janë në rrugë më të drejtë se ata që besojnë” (myslimanët)” (Nisa:51)
    “Populli i Musait – pas shkuarjes së tij – filluan ta adhurojnë viçin e bërë nga stolisjet e tyre të arit – viç për kah pamja dhe pallja. A nuk panë ata, se ai as nuk mund t’u fliste, as t’i udhëzojë në rrugë të drejtë. Ata morën këtë viç për adhurim dhe u bënë zullumqarë.” (Araf:148)
  2. Sjellja e keqe me Allahun
    “Hebrenjtë thanë: “Dora e Allahut është koprracë!” Ju lidhshin duart atyre! – Dhe, qofshin të mallkuar për atë që thanë! Jo, duart e Tija janë të hapura. Ai dhuron dhe furnizon si të dojë…” (ElMaide:64)
    Njashtu thanë:
    “Allahu i dëgjon fjalët e atyre që thanë: “Allahu është i varfër, kurse na jemi të pasur”. Na do ta shënojmë atë që thanë…” (Al Imran: 181)
  3. Ndryshimi dhe devijimi i fjalëve të Allahut
    “Në mesin e Hebrenjve ka asish që i ngatërrojnë fjalët prej vendesh të tyre dhe thonë: “Dëgjuam, por kundërshtuam!” (Nisa:46)
  4. Fshehja e së vërtetës
    “O ithtarët e Librit! Përse e pështjelloni të vërtetën me të pavërtetën, dhe përse e fshihni të vërtetën, kur ju e dini (që ajo është e vërtetë)?” (Al Imran:71)
  5. Përgënjeshtrimi i profetëve
    “…Dhe kurdoherë që ndonjë profet u sjellë atë e cila nuk u pëlqente juve, ju kapërdiheshit, prandaj disa i përgënjeshtruat, e disa i vratë.” (El Bekare:57)
    Njashtu thanë:
    Hebrenjtë nuk e njohën si duhet Allahun kur thanë: “Allahu asgjë nuk i ka zbritur njeriut”. Thuaj: “E kush e shpalli Librin, që e solli Musai si dritë dhe udhërrëfyes për njerëzit, të cilin ju e keni shpërndarë në fleta, nga të cilat (disa) i tregoni, e shumicën e fshihni. (El Enam:91)
  6. Mbytja e profetëve
    E kur atyre u thuhet: “Besoni në atë që ua ka shpallë Allahu!” – ata përgjigjen: “Na besojmë në atë që na është shpallë neve” – dhe nuk besojnë në atë që ka zbritur pas (Kur’anit), e kjo është e Vërtetë e cila vërteton atë që kanë ata. Thuaju atyre: “E nëse ishit besimtarë, përse i vratë të dërguarit e Zotit në atë kohë kur ju zbritën?! (ElBekare:91)
    Njashtu thanë:
    “…Dhe kurdoherë që ndonjë profet u sjellë atë e cila nuk u pëlqente juve, ju kapërdiheshit, prandaj disa i përgënjeshtruat, e disa i vratë.” (El Bekare:57)
  7. Vrazhdësia e zemrës
    “Për shkak se ata e thyen obligimin e tyre, Na i mallkuam ata dhe ua ngurtësuam zemrat e tyre…” (ElMaide:3)
  8. Tradhtia dhe thyerja e premtimit
    “Për shkak se ata e thyen obligimin e tyre, Na i mallkuam ata dhe ua ngurtësuam zemrat e tyre…” (ElMaide:3)
  9. Dyfytyrësia dhe gënjeshtra
    E, kur ju erdhën ata juve, thanë: “Besojmë”, por ata hynë mohues dhe dolën mohues, e Allahu e di mirë atë që fshehin ata”. (ElMaide:63)
  10. Urrejtja e besimtarëve
    “Ti gjithsesi do të vëresh, se armiqtë më të ashpër për besimtarët (myslimanët) janë jehudët dhe mushrikët…” (ElMaide: 82)
  11. Dituria nuk iu bëri dobi
    “Shembulli i atyre që janë obliguar me Teurat e pastaj nuk e kanë zbatuar, i shëmbëllen gomarit që i bartë librat (por pa dobi)…” (ElXhumua:5)
  12. Të kënaqurit me të keqen
    “…njëri-tjetrin nuk e pengonin nga veprat e këqija që punonin. E, sa të shëmtuara ishin veprat që punonin ata!” (ElMaide:79)
  13. Dashuria për të bërë ngatërresa
    “…Ata përpiqen të shkaktojnë ngatërresa në Tokë. E Allahu nuk i do ngatërrestarët” (ElMaide:64)
  14. Ngrënia e kamatës
    “dhe për shkak se ata morën kamatë, duke qenë e ndaluar për ta…” (En Nisa:61)
  15. Ngrënia e pasurisë së tjerëve pa të drejtë
    “…dhe për shkak të ngrënies (marrjes) së pasurisë së njerëzve pa të drejtë…” (En Nisa:61)
  16. Zilia ndaj besimtarëve
    “Shumica e ithtarëve të Librit prej zilisë që kanë në vete, dëshirojnë që t’ju kthejnë nga besimi në mohim, pasi e vërteta atyre iu tregua haptazi” (El Bekare: 109)
  17. Dashuria e madhe për dynjanë
    “Dhe padyshim, do t’i gjesh ata (Hebrenjtë) më lakmues për të jetuar se sa njerëzit tjerë, e madje edhe se paganët.” (El Bekare:96)
  18. Të qenit frikacak
    “Ata, përveç shqetësimit, nuk mund t’ju dëmtojnë juve. Nëse ju luftojnë juve, ata do të kthejnë thembrat dhe pastaj nuk do të ndihmohen.” (Al Imran: 111)
    “Ata të gjithë së bashku nuk kanë guxim t’ju luftojnë, vetëm kur janë të fortifikuar ose kur gjenden pas mureve.” (ElHashr: 14)
  19. Vetëpëlqimi
    “Thonë: askush nuk do të hyjë në Xhennet përveç hebrenjve ose të krishterëve. – Këto janë dëshirat e tyre boshe! – Thuaju ti (O Muhammed): “Nëse ju jini të drejtë, sillni argumentin (për atë që po thoni).” (ElBekare:111)
  20. Koprracia
    “A do të kenë ata (jehudët) ndonjë pjesë të pushtetit? Atëherë (sikur të kishin pushtet), nuk do t’i jepnin njerëzve as sa grimca.” (En Nisa:53)
  21. Hilet
    “Ju tanimë e keni të njohur çështjen e atyre nga mesi juaj që nuk respektuan (urdhrin) në të shtunën, e Ne u thamë: Shndërrohuni në majmunë të përbuzur!” (ElBekare: 65)

Përmblodhi: Senad Ramadani

Rizgjimi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit