Në rekatin e parë profeti ﷺ e lexonte suren ”El-Ala”, në rekatin e dytë e lexonte suren ”El-Kafirun”, dhe suren ”El-Ikhlas” në rekatin e tretë(Nesai dhe Hakimi i cili e e konsideroi hadithin autentik.).
Ndonjëherë ai i shtonte në rekatin e tretë suren ”El-Felek” dhe ”En-Nas”(Tirmidhi, Ebul-Abbas El-Asam (2/117) dhe Hakimi i cili e konsideroi hadithin autentik dhe Dhehebi u pajtua me të)
Gjithashtu mund të ndodhte që profeti ﷺ të lexonte njëqind ajete nga surja ”En-Nisa”, kur ai e falte vitrin(Nesai dhe Ahmedi me një zinxhir të saktë transmetimi)
Imam Muhammed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 106-107
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com