1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Cilat janë rreziqet e falsifikimit të prejardhjes dhe mohimit të fëmijës nga babai në Islam?

Më të lexuarat

Falsifikimi i prejardhjes së fëmijës dhe mohimi i babait ndaj tij

1. Falsifikimi i Prejardhjes së Fëmijës

Sipas Sheriatit, muslimanit nuk i lejohet të deklarohet në emër të dikujt tjetër, pos në emër të babait të vet, apo të thotë se i takon ndonjë populli (kombi) tjetër. Disa njerëz e bëjnë këtë për të arritur disa qëllime materiale, kështu që nëpër dokumente zyrtare regjistrohen me prejardhje të falsifikuar. Disa të tjerë e bëjnë këtë si rezultat i urrejtjes ndaj prindërit të tij që e ka lënë duke qenë ai i vogël.

Çdo formë e këtij falsifikimi është haram, ngase ka pasoja të këqija dhe çrregullime të mëdha në shumë sfera si në martesë, trashëgimi, etj. Transmetohet nga Sa’di dhe Ebu Bekri, radijall-llahu anhuma, se kanë thënë: “Kush thotë (pretendon) se nuk i takon babait të vet duke e ditur ai këtë, e ka të ndaluar të hyjë në Xhennet.” (Buhari, në Fethul Bari 8/45)

2. Mohimi i babait për fëmijën e vet

Në Sheriatin Islam është e ndaluar çdo falsifikim për prejardhjen e njeriut. Ka njerëz, që kur grinden me gruan e vet, e akuzojnë për imoralitet duke i thënë se fëmijën nuk e ka me të, pa pasur ndonjë argument. Ka gra që tradhëtojnë burrin, bëjnë imoralitet dhe fusin nën emrin e burrit (si pasardhës) atë që nuk është prej tij.

Nga i Dërguari i All-llahut ka ardhur kërcënim i rreptë ndaj kësaj vepre. Nga Ebi Hurejra, radijall-llahu anhu, se ai ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë pasi ka zbritur ajeti i mallkimit:* “Ajo grua që fut në një familje atë që nuk i takon asaj familje, nuk ka të bëjë me fenë e All-llahut dhe All-llahu nuk do ta shtyjë në Xhennetin e Tij, dhe ai burrë që e mohon birin e tij duke e njohur atë, All-llahu vë një pengesë për të dhe do ta turpërojë atë tek të parët dhe të fundit.” (Ebu Davud 2/695, shih Mishkatul Mesabih 3316)

  • *Ajeti i mallkimit është në fillim të sures Nur prej ajetit 2 deri 10.

/Nga shejh Salih El Munexhid/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit