Video-lojërat për telefona celular janë shumë të famshme, ku nuk mungojnë as organizimet profesionale të cilat shpërndajnë çmime të mëdha, në këtë artikull do të tregojmë cilat janë pesë organizatat më të paguara për vitin 2022.
Të dhënat sa i përket shumës së fitimeve, janë marrë nga faqja esportsearnings. Në vendin e parë kemi organizatën eStar Gaming nga Kina, të cilët garojnë në video-lojërat për telefona celular si Arena of Valor, Honor of Kings, Crossfire Mobile, Hearthstone dhe Call of Duty Mobile.
Në vendin e dytë renditet Nova Esports nga Kina, e cila garon në video-lojërat si PUBG Mobile, Arena of Valor, Call of Duty Mobile, Clash Royale, Clash of Clans dhe Brawl Stars.
Vlera të cilën Nova Esports ka fituar gjatë vitit 2022 është më shumë se 4 milion dollarë.
Në vendin e tretë renditet organizata All Gamers, e cila gjatë vitit 2022 ka fituar afro 2 milion dollarë, në garat e video-lojërave si PUBG Mobile, Arena of Valor, Crossfire dhe Call of Duty Mobile.
Vendi i katërt i takon organizatës Team Weibo nga Kina, me 1.7 milion dollarë fitime, ku shumica prej tyre vjen nga transferimi i lojtarëve në video-lojërat si Arena of Valor, PUBG Mobile etj.
Në vendin e pestë renditet Regans Gaming të njohur ndryshe si RSG, ata gjatë vitit 2022 kanë fituar rreth 1.7 milion dollarë, nga garat e PUBG Mobile. esportsearnings