17.3 C
Pristina
Sunday, September 8, 2024

Cilat janë llojet e hipokrizisë?

Më të lexuarat

Pyetje: Cilat janë llojets e hipokrizisë?

Përgjigje: Ka dy lloje të hipokrizisë. Hipokrizia në besim dhe Hipokrizia në vepra.

Hipokrizia në besim është forma e cila është përmendur disa herë në Kuran, dhe këta njerëz do të jenë në shkallën më të ulët të Xhehenemit.

Hipokrizia në vepra është ashtu siç ka ardhur në hadith, ku profeti ﷺ ka thënë

أربع من كن فيه كان منافقاً خالصاً ومن كانت فيه خصلة منهن كانت فيه خصلة من النفاق حتى يدعها، إذا اؤتمن خان، وإذا حدث كذب، وإذا عاهد غدر، وإذا خاصم فجر

“Ai që i ka këto katër tipare është hipokrit i kulluar. Ndërkaq, ai që ka vetëm njërin prej tyre, atëherë ka një prej tipareve të hipokrizisë derisa ta braktisë atë. Ato janë:

Kur flet, gënjen.

Kur premton, e thyen premtimin.

Kur i besohet diçka, tradhton.

Kur polemizon, bëhet vulgar.”

Transmeton Bukhari(34) dhe Muslimi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit