-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Cilat janë gjashtë mënyrat që i përdorë shejtani për ta mashtruar(devijuar) njeriun?!

Më të lexuarat

Iblisi i mallkuar i përdor gjashtë mënyra për të depërtuar në zemrën tënde, e cila duhet të jetë e lidhur vetëm për All-llahun. Duhet t’i njohish këto që të kujdesesh dhe të gjykosh se deri ku ka arritur shejtani në luftën kundër teje, e nëse ke arritur në grada të larta, atëherë ti je bërë armiku i përbetuar i Iblisit. All-llahu të ndihmoftë.
E para: Shejtani të thotë: bëhu mosbesimtar! Nëse ai e arrinë këtë qëllim, rehatohet dhe aspak nuk brengoset më për ty.
E dyta: Nëse shpëton nga mashtrimi i parë, atëherë ai ta zbukuron bidatin (risi në fe), qoftë ajo fjalë ose vepër, që të mendosh se je në hak (të vërtetë), e të harrosh se “çdo bidat është lajthitje, kurse çdo lajthitje shpien në zjarr”.
E treta: Nëse shpëton nga e para dhe e dyta, kalon në mënyrën e tretë, duke u munduar të të shtyjë të bësh ndonjë mëkat të madh. Por mëkati që bëhet lahet me pendim dhe kërkim faljeje. Kjo sepse dijetarët kanë thënë: nuk ka mëkat të vogël nëse insistohet në atë mëkat dhe nuk ka mëkat të madh nëse kërkohet falje për atë mëkat.
E katërta: Nëse shpëton prej këtyre ai mundohet të të shpie në mëkat të vogël. Mëkat të cilin e bën në çdo kohë dhe gjatë tërë kohës, sa që kjo të zvoglon të mirat dhe të ulë gradën në xhennet, e nuk do jesh me të vërtetit dhe shehidat. Me pendim, me lejen e All-llahut, falen edhe mëkatet e vogla.
E pesta: Nëse pendohesh nga të gjitha këto gabime dhe mëkate, ti konsiderohesh njeri me grada të larta te Iblisi, atëherë mundohet në mënyrën e pestë, duke të angazhuar me vepra që kanë më pak shpërblim nga ato që kanë më shumë. P.sh. fillon e preokupohesh me largimin e pengesave nga rruga, edhe pse kjo gjë është prej besimit, mirëpo nuk është vepër që ka shpërblimin më të madh.
E gjashta: Nëse shpëton prej të gjitha këtyre kurtheve të tija, atëherë ai përdorë mënyrën më të vështirë dhe më të fuqishme, nga e cila nuk kanë shpëtuar as pejgamberët, alejhimus-selam që domethënë se të vërsulen familja, të afërmit, ata që janë përreth teje, duke të ofenduar, nënçmuar dhe të dëmtojnë. Parashtro pyetjen: vallë, ku është grada yte para Iblisit të mallkuar, All-llahu na ruajtë nga kurthet e tija.

Imam Ibën Kajjim
Përshtati: Bekir Halimi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit