▪️Disa dallime mes të vërtetës dhe të kotës.
▪️Në librin e Allahut dhe në fjalët profetike përmenden shpesh dy nocione të kundërta me njëra-tjetrën: e vërteta dhe e kota.
▪️Mes tyre ka shumë dallime që i bëjnë të qëndrojnë gjithnjë në kahe të ndryshme si:
1- E vërteta është një, e kota është e shumëllojshme.
2- E vërteta bashkon, e kota përçan.
3- E vërteta ka qartësi, ndërsa e kota mban errësirë.
4- E vërteta ka thjeshtësi, e kota është e ndërlikuar
5- E vërteta futet lirshëm në zemër, kurse e kota përplaset.
6- E vërteta ka pak pasues, kurse e kota mban mbrapa shumë të mashtruar
7- E vërteta kapen pas saj njerëz të mirë, ndërsa pas të kotës kapen njerëz jo të mirë.
8- E vërteta ka për bazë ligjet profetike, ndërsa e kota ka për bazë interpretime njerëzore.
9- E vërteta ka përfundim të mirë, ndërsa e kota ka përfundim të keq.
10- E vërteta mbetet, kurse e kota zhduket dhe s’ka jetëgjatësi.
▪️Atëherë ano nga e vërteta që fitosh virtyte e mirësi!
Dr. ABDULLAH NABOLLI