9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Cila është vlera e agjërimit të ditës së Arafatit?

Më të lexuarat

1 – Ebu Katadeh (radijAllahu anhu) ka transmetuar se i dërguari i Allahut ﷺ u pyet lidhur me agjërimin në ditën e Arafatit.

Ai tha:

“Dita e Arafatit i shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe atij që vjen. 1

Transmetuar nga Muslimi, teksti është i tij, Ebu Daudi, Nesai, Ibn Maxheh dhe Tirmidhi formulimi i të cilit është:

“Agjërimi i ditës së Arafatit, unë shpresojë që Allahu t’i shlyej mëkatet e vitit që vjen dhe vitit që ka kaluar.” 2

2 – Gjithashtu transmetoi Ibn Maxheh nga Katadeh bin en-Nu’man i cili tha se ai e kishte dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

“Ai që e agjëron ditën e Arafatit i falen mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit që vjen.” 3

3 – Sehl bin Sad (radijAllahu anhu) ka transmetuar se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Ai që e agjëron ditën e Arafatit i shlyen mëkatet e dy viteve rresht.”

Transmetuar nga Ebu Ja’la dhe transmetuesit e këtij hadithi janë të Bukharit. 4

4 – Ebu Seid el-Khudri (radijAllahu anhu) ka transmetuar se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Ai që e agjëron ditën e Arafati, i falen mëkatet e tij të vitit të kaluar dhe po ashtu të vitit të ardhshëm. Ai që e agjëron ditën e Ashures, i falen mëkatet e një viti.” 5

Transmetuar nga Tabarani në “el-Auset” me një zinxhir të mirë transmetimi.

5 – Seid bin Xhubejr tha:

“Një burrë e pyeti Abdullah ibn Umerin në lidhje me agjërimin e ditës së Arafatit.

Ai tha:

“Kur ishim me të dërguarin e Allahut ﷺ e konsideronim se ajo përbën sa agjërimi i dy viteve.” 6

Transmetuar nga Tabarani “el-Auset” me një zinxhir të mirë transmetimi.


1 Albani ka thënë: “Autentik.” (Sahih et-Targhib uet-Tarhib (1/590).

2 Albani ka thënë: “Autentik.” (ibid).

3 Albani ka thënë: “Autentik me ndihmën e të tjerëve.” (ibid).

4 Albani ka thënë: “Këto janë fjalët e tij. Në zinxhir është Ebu Hafs et-Ta’ifi dhe ai quhet Abdus-Selam bin Hafs. Ebu Daudi është i vetmi prej gjashtë autorëve që transmeton nga ai. Ai është i besueshëm.” (ibid).

5 Albani ka thënë: “Autentik me ndihmën e transmetimeve të tjera.” (ibid).

6 Albani ka thënë: ”I mirë me ndihmën e transmetimeve të tjera.” (Sahih et-Terghib uet-Terhib (1/591)).

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Sahih et-Terghib uet-Terhib (1/590-591)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit