1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Cila është lidhje mes ditës së xhuma dhe Pejgamberit(alejhi selatu ue selam) ?

Më të lexuarat

Përmendja e Profetit -alejhi selam- në ditën e xhuma

Profeti -alehi selam- thoshte:

«Çoni në këtë ditë (të xhuma) salavate mbi mua, sepse salavatet tuaja më paraqiten!
E pyetën: O i dërguari i Allahut, si të paraqiten salavatet tona për ty, kur ti je tretur?
Ai u tha: Allahu i madhëruar ia ka bërë haram tokës të tresë trupat e profetëve» (E transmeton Ebu Daudi, Ibn Maxhe etj dhe e saktëson Shejh Albani)

Profeti Muhamed -alejhi selam- në këtë hadith, ka kërkuar prej ymetit të tij ta përmendë dhe të lutet për të ditën e xhuma sepse salavatet janë përkujtim dhe lutje.

  Kjo do të thotë se, ka një lidhje të ngushtë mes ditës së xhuma dhe profetit Muhamed -alejhi selam- dhe lidhja e tij me këtë ditë nuk mund të jetë tjetër përveç faktit se, ai është shkaku që ne sot njohim mirësitë e kësaj dite.
Sa ymete si: jehuditë dhe nasarat, nuk kanë pas fatin ta njohin këtë ditë dhe as ta kenë atë për festë!
Kështu që prej të drejtës së Profetit tonë ndaj nesh është përkujtojmë atë në këtë ditë të cilën ai na ka mësuar mirësinë e saj!

El-Mula Ali El-Kariju -Allahu e mëshiroftë- në lidhje me këtë çështje thotë:
“Kjo ditë është më e mira e ditëve dhe duhet të shfrytëzohet në shërbim të më të mirit të krijesave”

Prej formave të salavateve, të cilat mund t’i thotë besimtari për profetin -alejhi selam- është edhe ajo që themi gjatë namazit, madje ajo është më e mira, sepse është sugjeruar nga vetë Profeti -alejhi selam-:

Allahumma sal-li ala Muhammedin ue ala ali Muhammed, kama sal-lejte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahime, inneke Hamijdun Mexhijd!

Allahumme barik ala Muhammedin ue ala ali Muhammed, kema barekte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahime inneke Hamijdun Mexhijd!

▪️Shkëputur nga libri “Xhumaja, Festa e Myslimanëve”

Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit