4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Cila është dispozita për sutren dhe sa duhet të jetë e madhe ajo?

Më të lexuarat

Përgjigje: Sutreja është sunnet i fortë përveç për xhematin (ata që falen pas imamit), për xhematin nuk është sunnet sutreja ngase mjafton për të sutreja e imamit.

Për madhësinë e saj është pyetur Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe ka thënë: “Sa një fund shale”¹. Por ky është maksimumi, mundet të jetë edhe më e vogel, në hadith është treguar: “Kur të faleni, vendosni përpara qoftë edhe ndonjë shigjet딲.

Po ashtu në një hadith, të cilin e transmeton Ebu Davudi me sened të mirë, thuhet: “E kush nuk gjen diçka, atëherë le të bëjë një vijë”.³

Hafidh Iben Haxheri, rahimehullah, në librin Bulugul Meram ka thënë⁴: Nuk ia ka qëlluar ai që ka thënë se hadithi eshte muttarib⁵, hadithi nuk ka ndonjë dobësi për ta refuzuar.
Themi: minimumi i sutres është një vijë e maksimumi sa fundi i shales.

/Shejh Uthejmini – “Kushtet e fesë”

¹Muslimi (499)
²Iben Huzejme (811) dhe Ahmedi 3/404 (15340)
³Ibën Huzejme (811) Ebu Davudi në kapitullin e namazit/ kreu: Çka duhet të marri falësi për sutre dhe Iben Maxhe (943) po ashtu shih Sahih Iben Hibban 6/125 (2361) hadithi (689).
⁴Shih Subulus selam sherh bulugul meram 1/283, hadithi 8.
⁵Hadith muttarib eshte ai hadith qe eshte transmetuar në disa mënyra jo të njëjta me zinxhire te barabartë dhe nuk mundet t’i japim përparësi njërit transmetim ndaj tjetrit. (sh.p.)

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit