Çfarë po bën Katari gjatë Kupës Botërore 2022 për të përhapur mesazhin e Islamit?Thëniet e Profetit ﷺ në çdo cep, të cilat promovojnë bukurinë e Islamit.
Dhomat e hotelit kanë një barkod, në të cilin prezantohen mësimet rreth islamit, hadithet dhe një përkufizim të thjeshtë të besimit musliman.
Ndryshimi i Muezinëve të xhamive, duke sjellë ata me zë të bukur. Në stadiume janë vendosur mikrofone për thirrjen e Ezanit.
“Qendra e mysafirëve të Katarit” po përgatit një ekip prej 2000 personash për të thirrur në Islam, ku do të ndajnë 10 makina të lëvizshme dhe 10 tenda të specializuara.
Ekspozita islame nga Ministria e Avkafit në gjuhë të ndryshme për vizitorët.
Zona të veçanta për faljen e namazit dhe vende për abdes në stadium, për herë të parë në historinë e Kupës së Botës.