5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Çfarë nënkupton fjala “tybe istikfa”?

Më të lexuarat

Question Mark Speech Bubble paper is isolated on the yellow background.

Kjo është teube (pendim) dhe istigfar (kërkim falje prej Allahut). Mirëpo, këto fjalë janë shpërfytyruar në këtë mënyrë nga turqit. Nëse kjo fjalë përdoret në vendin e duhur, in shaa Allah nuk prish punë të përdoret. Mirëpo, përdorimi veç i fjalës “tybe” në kuptimin e betimit, kjo është e rrezikshme. Ka njerëz që fjalën “tybe” e ngritin shumë lart. Madje disa thonë: “Tybja na dëgjoftë” kur duan të konfirmojnë diçka, e nuk betohen në Allahun duke thënë: “Allahu na dëgjoftë (bisedën tonë)” duke e marrë Atë si Dëshmitar; apo thonë: “A ka më të madhe sesa tybja?!” Kështu që, kjo është gjë e rrezikshme. Mund të jetë betim në diçka tjetër përveç Allahut. Andaj në këtë kontekst nuk lejohet të përdoret (fjala tybe). Nëse përdoret në kuptimin e kërkimit të faljes, in shaa Allah nuk prish punë, p.sh.: të thuhet teube istigfar. Ndërsa të thuhet “tybe”, kjo nuk ka kurfarë kuptimi në arabisht, porse bazën e ka te fjala teube.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit