3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Çfarë kuptojmë me besimin në atë që do të ndodhë pas vdekjes?

Më të lexuarat

Përgjigja

Ku bëjnë pjesë: të parët me sy e melekëve gjatë agonisë së vdekjes; sprova e varrit, që do të ndodhë nga dy melekët, ku robin do ta pyesin për Zotin, fenë dhe pejgamberin e tij, si dhe ndëshkimi e kënaqja në varr, që do të bëhet në jetën e varrit (berzabut)*. Allahu i Lartësuar thotë: “Eh, sikur të shihje sesi engjëjt ua marrin shpirtrat mohuesve! I godasin ata në fytyrë dhe shpinë (duke u thënë): “Shijoni dënimin e Zjarrit!” (El Enfal, 50) Gjithashtu, Ai thotë: “Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu” e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar.” (Fusilet, 30) Po ashtu, thotë: “Dhe Allahu e ruajti atë prej të këqijave dhe kurtheve të tyre, ndërsa ithtarët e Faraonit i kaploi dënimi i vrazhdë. Ata do të çohen para Zjarrit në mëngjes dhe mbrëmje (në jetën e varrit) e, kur të arrijë Ora (e Kiametit), do të thuhet: “Hidhni ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë!” (Gafır, 45, 46)

Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell, se i Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kur robi të vendoset në varr dhe kur të largohen shokët e tij, ai e dëgjon kërcitjen e nallaneve të tyre, e po aty i venë dy melekë, me ç’rast e ulin dhe i thonë: “C’thoshe për atë njeri, Muhamedin, sal-lallahu alejhi ue selem?” Besimtari do të thotë: “Dëshmoj se ai është rob dhe i Dërguari i Allahut.” I thubet: “Shikoje vendin tënd në Zjarr. Allahu ta ka zëvendësuar atë me një vend në Xhenet.” Kështu, ai i sheh të dyja vendet. Ndërkaq, hipokritit dhe jobesimtarit i thuhet: “Ç’thoshe për atë njeri?” Do të thotë: “Nuk di… Thosha atë që thoshin njerëzit.” Do t’i thuhet: “As e dije, as lexoje.” Pastaj e godasin me një çekan të hekurt, aq fort, saqë e leshon një britmë të cilën e dëgjon çdo gjë përreth tij, përveç njerëzve dhe xhinëve.” (E shënojnë Buhariu dhe Muslimi)¹

Nga Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcillet se ka thënë: “I Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem, kishte kaluar pranë dy varreve, me ç’rast kishte thënë: “Këta të dytë po ndëshkohen, por nuk po ndëshkohen për diçka të madhe (në sytë e njerëzve). I pari nuk ruhej gjatë urinimit, kurse i dyti bartte fjalë (për të bërë ngatërresa mes njerëzve).” Më pas mori një degë të njomë palme dhe e ndau në dysh. Në secilin varr e futi nga një Sahabët i thanë: “O i Dërguari i Allahut! Përse veprove kështu?” Ai tha: “Mbase u lehtësohet (dënimi), derisa të thaben ato.” (E shënojnë Buhariu dhe Muslimi)²

*Berzah është etapa nëpër të cilën kalon dhe e përjeton robi, nga momenti i vdekjes deri në ringjallje. Shënim i përkthyesit.

Burimi : “BESIMI I THJESHTËSUAR (Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin e pastër profetik)”

Dr. Ahmed ibn Abdurrahman el Kadi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit