3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Çfarë është nata e Kadrit dhe cila është rëndësia e madhe e saj?

Më të lexuarat

Nata e Kadrit

Nata e Kadrit është nata më e mirë në të gjithë vitin. Allahu i Madhëruar në Kuran thotë: “Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj.” El-Kadr, 8. Pra, veprat më të vlefshme te Allahu, si: namazi, leximi i Kuranit, përmendja e Zotit, istigfari etj., janë pikërisht në këtë natë. Përveç kësaj. Allahu i Gjithëdijshëm dhe i Urtë në këtë natë të madhërishme përcakton fatin dhe ecurinë e krijesave të Tij për një vit. Andaj dhe rëndësia e kësaj nate është e madhe dhe besimtari duhet ta kalojë zgjuar me adhurime, përkushtime dhe lutje të ndryshme. Profeti (alejhissalatu uesselam) ka thënë: “Kush e kalon natën e Kadrit me adhurime, me besim tek Allahu dhe duke pritur shpërblimin prej Tij, atij i falen gjynahet e mëparshme.” Transmetoi Buhariu. Ndërkohë, neglizhenca për t’u lutur e për të adhuruar Allahun në këtë natë është një shenjë tepër negative për njeriun. Profeti (alejhissalatu uesselam) ka thënë: “Kush nuk arrin të përfitojë e ta kapë natën e Kadrit vërtet ai është i privuar (nga mirësia dhe mëshira që zbret në atë natë).” Transmetuan Ahmedi dhe Nesaiu.

Hoxhë Mustafa Terniqi / “Udhërrëfyesi Islam”

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit