3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Çfarë është gjykimi për të varur një sy ujku në formë të nuskës?

Më të lexuarat

Pyetje: Çfarë është gjykimi për të varur një sy ujku në formë të nuskës? A arsyetohet me injorancë personi i cili e bën këtë?

Përgjigje: Sy ujku?

Pyetësi: Po. Ata e bëjnë këtë nga frika e xhinëve.

Përgjigje: A vetëm syrin e ujkut apo çfarëdo syri?

Pyetësi: Vetëm syrin e ujkut në formë nuske.

Përgjigje: Kjo nuk lejohet. Ngase nuk është as një ilaç fetar e as mjekësor. Kjo është prej nuskave për të cilat Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë se janë shirk. Pastaj, kush thotë se xhinët ikin nga ujqit? Ne shpesh e kemi dëgjuar këtë gjë, por pa e ditur nëse është e vërtetë apo jo. Prandaj, disa njerëz kanë lëkura ujku që i varin në shtëpi. Ata pohojnë se xhinët nuk mund të hyjnë në një shtëpi që ka lëkurë ujku. Kjo është gabim.

Çfarë me të vërtetë të mbron nga xhinët është leximi i ajetit el-Kursi. “Ai që e lexon atë gjatë natës do të ketë mbrojtjen e Allahut deri në mëngjes, dhe shejtani nuk do të jetë në gjendje t’i afrohet atij.”

Pyetësi: Ka nga ata që thonë se akti është kufër që përjashton praktikuesin e saj nga feja dhe se ai nuk mund të justifikohet për injorancën e tij.

Përgjigje: Jo, kjo nuk është e vërtetë. Kjo nuk e përjashton personin nga feja. Bazuar në atë që është e njohur në thëniet e njerëzve se kjo është vetëm një mënyrë (e largimit të tyre). Andaj themi se mënyra e tillë nuk është sipas porosive të sheriatit. Kjo është një lloj i shirkut të vogël.

Pyetësi: A justifikohet njeriu për injorancën e tij?

Përgjigje: Nuk ka asnjë dyshim se ai arsyetohet për injorancën e tij. Të gjithë njerëzit arsyetohen për injorancën tyre:

رَبَّنَا لاَ تُؤَاخِذْنَا إِن نَّسِينَا أَوْ أَخْطَأْنَا

“Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë!” 2:286

Allahu tha:

“Kështu kam bërë (i kam falur).”

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (vdiq. 1421)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit