-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ç’është Teuhidi Uluhijeh? – Pyetje dhe përgjigje nga feja islame

Më të lexuarat

Përderisa në teuhidin Rububijeh kanë devijuar pakica e njerëzve, në teuhidin Uluhijeh kanë devijuar shumica e tyre. Teuhidi Uluhijeh nënkupton njësimin e Allahut në veprimet e robërve. Robërit e Allahut t’i njësojnë veprat e tyre dhe ato t’i bëjnë vetëm për hirë të Allahut.

Çdo adhurim që e bën njeriu, qoftë i madh apo i vogël, i jashtëm apo i brendshëm, ai të bëhet vetëm për Allahun. Thotë Allahu (azzevexhel): “Thuaj: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjeshtë vetëm për Allahun, Zotin e botëve! Ai nuk ka shok (nuk adhuroj dikë tjetër).” (El-En’am/162,163)

Andaj nëse njeriu e beson Allahun si Krijues, mirëpo adhurimin ia bën dikujt tjetër pos Tij, ai nuk mund të quhet musliman. E që për fat të keq ka edhe të atillë të cilët thonë La Ilahe Il-lAllah, e pastaj adhurojnë dikë tjetër pos Allahut.

Hoxhë Omer Bajrami

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit