15.3 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Publikohen pamje ku ushtarët izraelitë godasin një fëmijë palestinez në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Në median sociale janë publikuar pamje të momentit kur ushtarët izraelitë godasin fëmijën palestinez në një rrugë në Bregun Perëndimor nën pushtim

Në median sociale janë publikuar pamje të momentit kur ushtarët izraelitë godasin fëmijën palestinez në një rrugë në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Në pamjen e regjistruar në rajonin Al-Khalil të Bregut Perëndimor, shihet se si ushtarët izraelitë ushtrojnë dhunë ndaj fëmijës palestinez i cili ndodhej në pritje në rrugë.

Bëhet e ditur se emri i fëmijës palestinez në pamjen e ndarë në median sociale është Amir Al-Jabiri.

Ushtria izraelite ka intensifikuar operacionet e saj ushtarake dhe ka shtuar sulmet dhe bastisjet në qytete, qyteza dhe kampet në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori 2023 kur filloi lufta në Rripin e Gazës.

Në nga 7 tetori e deri më tani 373 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit