14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ç’ËSHTË SEKULARIZMI?! – Një përkufizim i shkurtër

Më të lexuarat

Pyetje e shkurtër në formulim, por kërkon përgjigje të gjatë dhe të detajuar. Falë ndihmës së Allahut janë shkruar shumë libra me këtë tematikë, andaj, për të mos u marrë shumë me kuptimet gjuhësore, barrë e hequr nga fjalorët e përpiluar në vendet ku ka lindur e është zhvilluar ky sistem, do të përmendim vetëm rezymenë e asaj që përmendin këta fjalorë në lidhje me domethënien e fjalës sekularizëm. Më konkretisht, në një fjalor anglisht kuptimi i kësaj fjale është përmbledhur në:

1) Material ose lëndor,
2) Jofetar ose joshpirtëror, dhe
3) Nuk është murgar (asketizëm¹), as i sferës së adhurimit e as adhurues.

Në këtë fjalor, në formë përkufizimi, si duket terminologjik, sekularizmi sqarohet si: Teori që mohon ndërtimin e moralit dhe edukimit në baza fetare. Në Enciklopedinë britanike definohet si: Lëvizje shoqërore që synon zhvendosjen e preokupimit njerëzor nga bota e pastajme vetëm në botën e këtushme.

Është interesant të përmendet se kjo enciklopedi sekularizmin e shpjegon në kuadër të ateizmit, që e ndan në dy pjesë:

1) Ateizëm teorik, dhe
2) Ateizëm praktik, tek futet sekularizmi²

Nga kjo që u citua sipër, nxjerrim përfundimin se:
1) Sekularizmi është drejtim jofetar, që aspiron izolimin e fesë nga ndikimi në botë, madje në të gjitha aspektet: politik, ekonomik, shoqëror, moral, ligjor etj.
2) Sekularizmi (arabisht: ilmanijeh – kinse diç arsimore) nuk ka të bëjë fare me shkencën, siç përpiqen disa fanatikë t’i mashtrojnë njerëzit kinse kjo lëvizje është e dhënë pas shkencës ekzakte. Falsiteti i kësaj teorie është bërë i qartë nga vetë kuptimet e saj në vendet ku ka lindur e është zhvilluar ky sistem.
Rrjedhimisht, po qe se kjo fjalë do të përkthehej “jofetarizmi”, shprehimisht dhe realisht do të ishte më e qëlluar sesa përkthimi si “arsimor”, “shkencor” e të ngjashme.


Libri: “Sekularizmi dhe pasojat e tij” Autor: Muhammed Shakir Esh Sherif Përktheu: Dr. Sedat Islami


¹ Këtu autori, në arabisht, sjell shprehjen terehhub, që në fjalorin e krishterë është “murgëria” (mosmartesa), andaj ai në fusnotë jep sqarime se kjo domethënie fetare te ne, muslimanët, është e refuzuar.

² Enciklopedia britanike dhe fjalori anglisht, cituar sipas Dr. Muhamed Zejnul Hadi, Neshetul ilmanijeh

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit