1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Bomba seksuale

Më të lexuarat

Nga: Muhamed El-ivedij

Bomba seksuale

Falederimet janë për Zotin, paqja dhe mëshira e Zotit, qofshin mbi profetin Muhamed a.s, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij.
Tema e këtij takimi, do të jetë rreth një bombe tepër të rrezikshme. Tema nuk do të trajtojë pasojat dhe dëmet e bombës bërthamore, as atomike dhe asnjë lloj tjetër bombe të rrezikshme. Bomba mbi të cilën do të flasim në këtë takim, është bomba seksuale.
Njeriu si krijesë, përbëhet nga fiziku, shpirti, ndjenja, ide… dhe secili nga këto përbërës, ka nevoja specifike. Njeriu, ka nevoja fizike, shpirtërore, ideologjike etj…
Një nga nevojat fizike të njeriut, janë dhe marrëdhëniet seksuale. Të tillë e ka krijuar Zoti njeriun dhe kjo me qëllim që të garantojë vazhdueshmërinë e llojit dhe racës njerëzore. Kurse qëllimi final dhe objektivi kryesor i njeriut mbi tokë, është adhurimi dhe njohja e Zotit të madhëruar. Por, kurdo që njeriu devijon nga rruga që i është caktuar nga qielli, duke mohuar Zotin dhe ekzistencën e Tij, ai do të ndëshkohet në jetën e kësaj bote, para se të ndëshkohet në jetën e botës tjetër.
Duke u përplasur me ligjet dhe normat e caktuara nga vetë Zoti në këtë botë, do të vjelësh frutat e kalbura dhe vuajtjet e kësaj përplasjeje.
Sot, vërehet që sjelljet seksuale, nuk  janë më thjesht sjellje individuale dhe brenda jetës private të secilit, ashtu siç pretendojnë liberalët dhe laikët. Sot, jemi dëshmitarë që shumë institucione përpiqen dhe ia kanë arritur që perversitetin ta konsiderojnë diçka normale. Ato mbajnë konferenca, takime, organizinojnë martesa kolektive mes individëve të të njëjtit seks etj… Shohim një mish-mash të çuditshëm në këtë fushë. Shohim që mjekësia ka mendimin e saj kritik dhe jotolerues mbi këtë çështje. Po ashtu janë dhe institucionet edukative. Kurse konferencat dhe organizatat e ndryshme, të mbështetur nga qarqe politike janë pro dhe i mbështesin këto sjellje dhe fenomene perverse.  
Rezultati i kësaj lirie të shfrenuar është kjo bombë seksuale të cilën e shohim të shpërthejë çdo ditë në marrëdhëniet shoqërore, shëndetin, deri dhe marrëdhëniet politike.
Një herë, Profeti a.s u drejtua banorëve të Mekes që kishin emigruar në Medine dhe u tha:”O ju muhaxhirë! (banorë të Mekes) Me pesë gjëra do të sprovohen njerëzit dhe Zoti ju ruajt që të mos i arrini! Nuk ka popull ku përhapet imoraliteti dhe veprohet hapurazi, veçse Zoti do i ndëshkojë me epidemi, sëmundje dhe dhimbje të cilat nuk ekzistonin në brezat e mëparshëm…”  Kurdo që përhapet shthurrja morale dhe kjo konsiderohet kulturë mes njerëzve, Zoti do i ndëshkojë me sëmundje dhe epidemi të ndryshme, të padëgjuara më parë. 
Sida dhe shumë sëmundje të tjera të cilat transmetohen kryesisht në rrugë seksuale, janë sëmundje që nuk njiheshin nga brezat e mëparshëm. Ato janë sëmundje që nuk janë zbuluar veçse në dekadat e fundit. Këto sëmundje janë rezultat i përplasjes mes njeriut e natyrës dhe ligjeve të Zotit në këtë botë. Ato janë rezultat i dhënies pas epsheve dhe kënaqësive, duke mos njohur kufij. Edhe kafshët e kanë të organizuar dhe të disiplinuar çështjen e shumimit. Kurse njeriu nuk njeh kufij, derisa të arrijnë në kulmin e sjelljeve perverse. Ai nuk mjaftohet me këtë, por këtë fillon ta reklamojë dhe konsiderojë si diçka normale, duke u larguar sa më shumë nga humanizmi dhe vlerat me të cilat e pajisi Zoti.     
Gjendja ku gjendet njerëzimi dhe sidomos rinia sot, është për t’u vajtuar.
Tregon Muhamed Thuvejni, këshilltar për çështjet edukative dhe arsimore:”Më erdhi një djalë i ri, u ul dhe filloi të qajë si një fëmijë. Duke dashur që të mos i dëgjohet zëri jashtë, ai kafshonte gishtat e tij dhe vazhdonte të qajë, duke më thënë:”Dua të më rrahësh. Më qëllo me shkelma grushta dhe ç’të mundesh! Unë jam një kriminel dhe vagabond.” Unë, i befasuar nga kjo sjellje i thashë:”Çfarë të ka ndodhur o biri im?” Ai më tha:”Unë kam kryer një vepër të ulët, kam fjetur me një vajzë. Tani dua një zgjidhje.” Unë pashë që shenjat e sidës kishin filluar të shfaqen në trupin e tij. Më pas e pyeta:”Si ka mundësi që e bëre diçka të tillë? Kurrë nuk e mendoja se ti do e lije veten të biesh kaq poshtë.” Ai më tha:”Këtë e bëra i ndikuar nga shokët e këqinj.” Ai shoqërohej me djem të këqinj dhe një herë teksa flinte, i kishin dërguar në shtrat një grua të keqe, e cila ishte e sëmurë me sida.
Kurrë mos ia lejo vetes të thuash:”Është vetëm një herë.” Harami nuk mëshiron dhe të bën të vuash gjithë jetën.
Prandaj, të rinjtë duhet të jenë të ndërgjegjshëm dhe të ruhen nga shoqëria e keqe. Një shoqëri e tillë, nuk dëshiron t’ia dijë për fenë, vlerat familjare, edukatën, moralin, apo edhe pasojat shëndetësore. Ata janë boshatisur nga çdo e mirë dhe vlerë morale.
Katër të rinj, bien dakort që të udhëtojnë në vendet perëndimore, për t’u argëtuar dhe dëfryer. Njëri prej tyre hezitonte, por tre të tjerët përpiqeshin dhe ngulmonin që edhe ai të udhëtonte me ta. I gjendur para një realiteti të tillë, ai i kërkoi leje babait që ta lejonte dhe babai e lejoi. Kur vajti tek nëna, ajo kundërshtoi. Pasi  djali iu lut dhe insisoi që të udhëtonte me shokët e tij, nëna i tha:”Dëgjo o biri im! Unë të jap leje këtë herë, duke të besuar, por me kusht: Të mos veprosh haram atje. Nuk dua që ti të hysh në vende të tilla si disko, shtëpi publike dhe vende ku konsumohet alkol.
Me të arritur në shtetin e dëshiruar, të rinjtë vajtën në disko, kërcyen, pinë dhe u dëfryen, përveç djalit që i kishte premtuar nënës se do të qëndronte larg këtyre gjërave. Ai vazhdonte ta kujtojë fjalën që i kishte dhënë nënës. Ai vazhdonte ta ruajë në mendje thëniet profetike:”Kush jeton dyzet ditë me një shoqëri, bëhet si ata.”
 “Njeriu ndjek fenë e shokëve të tij, prandaj i zgjidhni shokët!” Dhe përpiqej të mos ndikohej nga shokët.
Pasi kënduan, kërcyen, pinë dhe u dëfryen në diskot, të rinjtë morrën nga një femër dhe secili hyri në dhomën e tij. Në çastin që hyri në dhomë me femrën e tij, atij iu kujtuan fjala dhe besa që i kishte dhënë nënës. Duke fjetur me një grua lavire, ai thyente urdhërin e Zotit dhe njëkohësisht shkelte premtimin dhe besën e dhënë nënës. Kështu, mendoi që t’a largojë femrën me një hile. Ai iu drejtua dhe i tha:”Dëgjo! Unë dua të të them diçka të rëndësishme. Ka pesë-gjashtë muaj, që unë jam infektuar me virusin e Sidas.” Prostituta qeshi me të madhe dhe i tha:”Pesë muaj që ti je prekur me Sida?! Unë ka pesë vjet që vuaj nga Sida. Madje këtë nuk e kam vetëm unë, por dhe shoqet e mia që po flejnë me shokët e tu.” Atëherë i riu u befasua nga kjo përgjigje, e shau dhe ofendoi dhe e gjuajti me ç’kishte në dorë dhe e nxorri jashtë.
I riu u kthye në vendin e tij, u pendua dhe e rrëfeu këtë histori që të jetë shembull për këdo që dëshiron të shijojë shijen e haramit.
Një vit, vajta në Liban, ku vizitova kampet ku jetojnë refugjatët palestinezë. Atje u befasova me kushtet e tyre të jetesës. Vetëm atje e kuptova neglizhencën, mospërfilljen dhe sa të dështuara janë sistemet politike në vendet arabe.
Teksa ndodhesha në këto kampe, më vjen një telefonatë nga Kuvajti, ku më njoftonin se diçka kishte ndodhur dhe personazhi kryesor i kësaj ndodhie kërkonte të takohej me mua. A e dini se çfarë kishte ndodhur?
Një baba, merr vajzën e tij të vogël dhe e dërgon në spital për një vizitë dhe për t’i bërë disa analiza. Pasi doli përgjigja e analizave, spitali merr në telefon prindërit e vajzës dhe u kërkon që të paraqiten urgjentisht. Të dy prindërit, të frikësuar, shkojnë në spital. Pasi doktori u veçua vetëm me dy prindërit në një dhomë, u tha që rezultati i analizave vërteton që vajza e tyre ishte e prekur me sida dhe se të dy prindërit duhej të kryenin analizat e sidës. Nënës së vajzës së vogël iu këputën gjunjët dhe u shokua, kurse babai shpërtheu në të qara.
Para se të bënin analizat, babai pranoi se kishte fjetur me një grua vetëm një herë. Ai kishte udhëtuar në një shtet të huaj dhe atje kishte rënë në imoralitet. Ishte pikërisht kjo shkarje, ajo që e kishte infektuar me sida atë dhe të gjithë familjen më pas.
Në fillimin e infektimit, virusi i Sidas nuk ndikon menjëherë në shëndetin e të prekurit. I prekuri nga ky virus, lëviz, punon dhe jeton një jetë normale si të gjithë. Por me kalimin e viteve, virusi fillon të bëhet më aktiv dhe ndikon drejtpërdrejt në imunitetin e njeriut dhe fillon ta dobësojë atë. Të prekurit fillojnë t’i dalin puçra, dobësohet, nuk i kontrollon dot jargët etj…
Ky person që ishte infektuar vetë dhe kishte infektuar gruan dhe vajzën, me ta marrë vesh për sëmundjen, kërkoi të takohej me mua. Ai dëshironte që nëpërmjet televizorit t’u fliste të rinjve dhe t’i këshillonte të qëndronin larg punëve të ulëta dhe imoralitetit. Kur ne ishim gati të filmonim fjalët e tij, gjendja e tij ishte rënduar dhe doktorët e kishin futur në reanimacion dhe nuk mundëm. Ne ishim të interesuar që fjalët e tij t’ua transmetonim të gjithë teleshkuesve, pasi ato fjalë janë më prekëse dhe me ndikim më të madh se fjalët e kujtdo tjetër.
Në pjesën e mbetur të jetës, këtë person e shihje vetëm duke lexuar Kuran, duke përmendur Zotin dhe duke u falur. Atij nuk i ndaleshin lotët nga faqet. Një gjynah që të bën të përulur dhe të nënshtruar ndaj Zotit, është më i mirë se adhurimet që të bëjnë mendjemadh.
Xhorxh Balushi ka shkruar një libër, të cilin e ka titulluar:”Revolucioni seksual.” Mes të tjerave, ai në këtë libër thekson:”Njerëzimi ka filluar të ndjehet i sigurtë nga bombat atomike. Por njerëzimit ka filluar t’i shtohet frika nga rreziku i bombave seksuale. Ne jemi dëshmitarë të shumë shpërthimeve seksuale këtu dhe atje, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në vlerat njerëzore, shoqërore dhe ekonomike.” Më pas, ai shton:”Rreziku më i madh i bombave seksuale kërcënon më së shumti të rinjtë.” Një vepër tjetër e shkruar në këtë lëm, është dhe:”Vrasje të diktuara nga seksi.” Ai përmend histori dhe ngjarje të ndryshme të shumë presidentëve, qeveritarëve dhe politikanëve, të cilët janë implikuar në krime të rënda të shtyrë nga epshet e tyre seksuale.
Ne e vëmë theksin mbi rrezikun e shpërthimit të bombës seksuale, pasi kjo ndjenjë nuk njeh nivele të caktuara kulturore, nuk njeh varfëri apo pasuri, gjenialë apo dritëshkurtër. Ai është një shpërthim epshor, të cilin njeriu nuk e kontrollon dot. Nëse njeriu nuk është parimor dhe të jetë ushqyer me vlera fetare dhe morale, ai devijon dhe bie pre e epsheve të tij.
Programi i luftës kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme pranë Kombeve të Bashkuara, u dërgoi ftesa të gjithë lidershipëve fetarë dhe klerikëve, për të marrë pjesë në konferencën e Kairos dhe atë të Damaskut më pas. Ata u kërkonin këtyre klerikëve që të jepnin mendimin dhe kontributin e tyre për të reduktuar rrezikun që i kanoset njerëzimit.
E habitshme është se këto ftesa dhe kërkesa për ndihmë nga OKB drejtuar klerikëve fetarë, bëhen vetëm pasi çështjeve të seksit dhe epsheve, u është lënë fushë e lirë veprimi në të gjithë mediat. Kjo bëhet vetëm pasi politikanët, pasanikët, biznesmenët grykës etj… kanë shkatërruar çdo vlerë morale dhe kanë shenjtëruar paranë dhe epshin.
Programi i OKB-së për këto çështje, ka dështuar totalisht edhe pse financimet për këtë ishin tepër të mëdha. Kjo, pasi ata nuk luftojnë shkakun që çoi në këtë gjendje, por luftojnë pasojat. Shkaku kryesor që çoi në këtë situatë, është se vetë shekullarzmi është një ideologji e gabuar.
Në raportin e fundit të këtij programi të OKB-së, thuhet:”Në vitin 2005 kishim mbi pesë milionë të rinj të prekur me Sida dhe mbi dymilionë të tjerë ë vdekur. Kurse numri i të prekurve me Sida në rang botëror i kaloi 38 milionët.” Ky është numri i rasteve që janë vërtetuar se mbajnë këtë virus. Vallë sa duhet të jetë numri i vërtetë bashkë me ata që nuk e dinë se janë mbartës të kësaj sëmundjeje?
Raporti, thekson gjithashtu se te fëmijët dhe moshat e reja përbëjnë numrin më të madh të prekurve. 
Vetë presidenti i programit mbi luftën kundër Sidës në OKB, deklaroi se të gjithë përpjekjet e tyre për parandalimin dhe luftën kundër kësaj sëmundjeje, kishin dështuar.
Raporti flet dhe mbi rrugët dhe mënyrat e mbrojtjes nga kjo sëmundje, por si mund të ketë mbrojtje nga kjo sëmundje, para këtij kapitalizmi të vrullshëm?!
Për parandalimin e pasojave akoma më të rënda, duhen vënë në lëvizje të gjithë instancat ligjore, institucionet edukative, mediat dhe gjithçka tjetër që mund të kontribojë në parandalimin e pasojave katastrofike.  
Gazeta “Opinioni publik” (Al-ray Al-am) në një sërë numrash, publikonte ndodhi që kishin të bënin me persona të ndryshëm, të cilët i etiketonin me nofkën “Personi K” Në një numër të tyrin, gazeta publikon një nga këto persona të vënë nën shënjestrën e gazetarëve. Ajo ishte një qytetare e dënuar disa herë më parë, e divorcuar, që nuk i lejohej të udhëtojë jashtë etj… Ngaqë ishte e njohur për shumë shkelje, atë e thërrisnin ndryshe Kunadhe. Një herë, kur Kunadhja u ishte nënshtruar analizave, ishte parë që ajo ishte e prekur me Sida dhe këtë sëmundje ua kishte ngjitur dhe dhjetëra personave të tjerë. Punonjësit ligjorë, morrën celularin e saj dhe kontrolluan numrat e telefonave. Ata u befasuan kur panë që në të gjendeshin shumë personalitete të fushave të ndryshme, numri i të cilëve arrinte në njëqind. Të gjithë këto personalitete bashkë me bashkëshortet iu nënshtruan analizave dhe u pa që ata ishin mbartës të Sidas.
Vetë Kunadhja, e kishte marrë virusin e Sidas nga një berber i një nënshtetësie tjetër. Vetë berberi ua kishte ngjitur virusin 35 grave të tjera, me të cilat kishte kryer marrëdhënie. Kjo u konfirmua nëpërmjet numrave të telefonit.
Ai që vepron haramin dhe vuan nga pasojat e tij, kërkon që edhe të tjerët të vuajnë. Ata që preken nga virusi i Sidas, fillimisht nuk e dinë që janë prekur nga ky virus. Vetëm pas dy-tre viteve, pasi të fillojnë të shfaqen simptomat e para të kësaj sëmundje, ai fillon ta kuptojë që është i sëmurë.
Vëllezër dhe motra! Të rinj dhe të reja! Harami është haram, prandaj ruaju prej tij!
Thotë Mustafa Sadik Rafi’ij:”Njerëzimi vazhdon drejt degjenerimit dhe zvetënimit që kur hallallin dhe haramin e zëvendësoi me të ligjshmen dhe të paligjshmen dhe këtë të fundit e zëvendësoi me të mundurën dhe të pamundurën.” Këta të fundit, përveç haramit, harruan dhe ligjin. Ata janë në kërkim të rastit të volitshëm. Është pikërisht ajo që shohim sot dhe që e quajnë “Seks kalimtar”, seks, i cili nuk ka asnjë lidhje me vlerat dhe normat e moralit.
Ne jemi dëshmitarë që njerëzimi po mbytet nga një degjenerim që nuk njeh kufij dhe nga ky degjenerim nuk e shpëton gjë tjetër përveç fesë, vlerave morale dhe forcimi i lidhjeve me Zotin, Krijuesin tonë. Secili prej nesh, duhet dhe mund t’i frenojë epshet e tij, vetëm duke besuar në parime llogjike, të cilat gjenden vetëm në fenë e Zotit.
Një këshillë tjetër për të rinjtë dhe këdo tjetër, është që të zgjedhë shoqërinë.
Le ta mbyllim këtë temë me të njëjtat fjalë me të cilat e filluam, hadithin e Profetit a.s ku thotë:”O ju muhaxhirë! (banorë të Mekes) Me pesë gjëra do të sprovohen njerëzit dhe Zoti ju ruajt që të mos i arrini! Nuk ka popull ku përhapet imoraliteti dhe veprohet hapurazi, veçse Zoti do i ndëshkojë me epidemi, sëmundje dhe dhimbje të cilat nuk ekzistonin në brezat e mëparshëm…”  
Nëse duam të shpëtojmë, le të kapemi fort pas fesë dhe vlerave tona. Le t’i forcojmë lidhjet me Zotin tonë, le të largohemi nga harami, t’i njohim pasuesit e rrugës së keqe dhe që e reklamojnë atë dhe të qëndrojmë larg tyre. Në të njëjtën kohë, le ta forcojmë veten dhe vullnetin tonë me besim, le të largohemi nga ekranet e stacioneve me filma dhe programe epshndjellëse. Le të largohemi nga çdo faqe elektronike me përmbajtje erotike. Le të largohemi nga shoqëria që nxit për vepra të ulëta.
Ulu i vetëm në dhomë o vëlla dhe në vend që të hapësh televizorin apo internetin për të parë gjëra të ulëta, ulu dhe jeto çaste besimi me Zotin tënd.
Paqa e Zotit qoftë me ju!
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit