2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Biden është i mendimit që Rusia do të hyjë në Ukrainë

Më të lexuarat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden, ka thënë se ai mendon se Rusia do të pushtojë Ukrainën, por rezultati do të jetë “fatkeqësi” për Rusinë.

“Nëse Rusia do të pushtojë Ukrainën, do të përballet me pasoja më të rënda ekonomike sesa kishte hasur ndonjëherë më parë”, tha Biden në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë për të shënuar vitin e tij të parë në detyrë.

“I takon Rusisë nëse do të pushtojë apo jo Ukrainën. Por, nëse do të ketë një ndërhyrje të vogël në Ukrainë, ne duhet të luftojmë për pasojat. Por, nëse ata ndërmarrin ndonjë veprim aq të madh sa kapaciteti i trupave që po grumbullojnë në kufi, kjo do të jetë një fatkeqësi për Rusinë. Nëse Rusia pushton Ukrainën, ne jemi të gatshëm të ndërmarrim hapa seriozë me partnerët dhe aleatët tanë që do të dëmtojnë atë. Siç e dini, ne gjithashtu mbështesim aleatët tanë të NATO-s”, deklaroi Biden.

Duke paralajmëruar që “Nëse Rusia hyn në Ukrainë, ajo do të humbas shumë jetë,” Biden theksoi se ata tashmë kanë dërguar municione ushtarake në vlerë 600 milionë dollarë në Ukrainë.

Nëse Rusia do të pushtonte Ukrainën, do të kishte pasoja serioze për atë në afat të shkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, bëri të ditur Biden, ndërsa shtoi se “Bankat ruse nuk do të jenë në gjendje të luftojnë dollarin”.

Ai vuri në dukje se Presidenti rus Vladimir Putin nuk dëshiron një luftë të plotë, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Rusia do të testojë seriozisht Perëndimin, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n. Unë mendoj se ajo do të hyjë në Ukrainë.”

Duke theksuar se një nga kushtet e marrëveshjes së Rusisë është që Ukraina të mos anëtarësohet në NATO, Biden tha: “Çdo vend ka të drejtë të bashkohet me organizatën që dëshiron. Megjithatë, nuk mendoj se në një afat të shkurtër Ukraina do të jetë në gjendje të plotësojë kushtet dhe të anëtarësohet në NATO.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit