Prishtinë, më 16 mars 2024
Në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë, u shtrua iftar madhështor, tashmë tradicional për mbi 800 persona nga të gjitha kategoritë e shoqërisë.
Ky iftar i përbashkët, organizim i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti” dhe organizatës “Swiss Barakah Charity” mblodhi në një vend qytetarë të shumtë, të cilët pavarësisht motit me shi e shijuan bashkërisht iftarin.
Drejtori i Bereqetit, Behxhet Ajvazi, foli rreth organizimit të iftari duke falenderuar të gjithë ata që kontribuan.
Kurse përfaqësuesi i “Swiss Barakah Charity”, z. Ardian Mehmeti, foli rreth bashkëpunimit me Shoqatën “Bereqeti” dhe tha se shtrimi i iftareve do të organizohet edhe në komuna të tjera të vendit.
Përfaqësuesja e Shoqatës së Grave për Aktivitete Sociale dhe Këshillime Psikologjike, znj. Sabrie Rexhepi, falënderoi Shoqatën “Bereqeti” për mbështetjen e vazhdueshme.
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” me bashkëpunëtorë gjatë gjithë muajit Ramazan do të shpërndajë ndihma për nevojtarë, si dhe do të organizojë iftare në shumë komuna të vendit.