1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Bëhen 11 vjet nga vendimi i GjND-së pro pavarësisë së Kosovës

Më të lexuarat

Sot bëhen 11 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë që deklarata e pavarësisë së Kosovës të konsiderohet shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexuar nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.

“Deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare”.

Kjo ishte përgjigja e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ndaj pyetjes së Serbisë, se “a ishte Deklarata e njëanshme për pavarësi e shpallur prej organeve të përkohshme të vetëqeverisjes, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?”.

Në favor të Kosovës kanë votuar këta gjyqtarë: Hisashi Owada – Japoni, president i GJND-së, Thomas Buergenthal nga SHBA, Christopher Greenwood nga Britania e Madhe, Ronny Abraham nga Franca, Bruno Simma nga Gjermania, Kenneth Keith nga Zelanda e Re, Awn Shawkat Al-Khasawneh nga Jordania, Antônio A. Cançado Trindade nga Brazili, Abdulqawi Ahmed Yusuf nga Somalia, Bernardo Sepúlveda – Amor nga Meksika.

Kundër kanë votuar: Peter Tomka – nënpresident, përfaqësues nga Sllovakia, Leonid Skotnikov nga Federata Ruse, Abdul G. Koroma nga Sierra Leone, Mohamed Bennouna nga Moroku.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit