20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Trazira të përgjakshme në dy burgje në Ekuator, humbin jetën 8 persona, plagosen 20 të tjerë

Më të lexuarat

Të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur mes të cilëve edhe policë pas trazirave në burgjet e Ekuatorit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një burg në shteti Waia (jugperëndim), ku tetë të burgosur u vranë dhe dy policë u plagosën, si dhe në Kotopaxi (qendrore), ku u regjistruan njëzet të plagosur.

Ndër të tjera mësohet se trazirat e dhunshme në këto burgje kanë shpërthyer që në muajin shkurt, ku deri më tani kanë humbur jetën 79 të burgosur nga përplasjet midis bandave për kontrollin e burgjeve më të mëdha në vend.

Në Ekuador ka rreth 60 burgje me një kapacitet nominal prej 29,000 vendesh. Por të burgosurit e tepërt janë pothuajse 30%, pasi numri i përgjithshëm i të burgosurve është 38,000 dhe ruhet nga rreth 1,500 roje, ndërsa, sipas ekspertëve, të paktën 4,000 do të kërkohej për të ushtruar kontroll efektiv.e.su./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit