Ekzistojnë një sërë bazash mbi të cilat mbështetet ndërtesa e edukimit; gjegjësisht ato mund të ndahen në dy baza:
Bazën njohëse mund ta ndajmë në dy pjesë: dituria dhe besimi.
Pjesa e parë, dituria, përfaqëson çelësin më të madh të të kuptuarit dhe ndërtimit të mbrojtësve të identitetit, ndaj Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: ‘A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?! Vetëm mendarët i pranojnë këshillat!’” (Kuran, 39:9). Ndërkohë që Profeti ka qenë shumë i zellshëm që shokëve të tij t’u mësonte dituri dobiprurëse, siç u mësoi atyre që të kërkonin mbrojtje nga Allahu prej dijes e cila nuk sjell dobi, me ç’rast në lutjen të cilën ua mësonte atyre thoshte: “O Allahu im! Kërkoj nga Ty që të më mbrosh prej një diturie e cila nuk sjell dobi dhe prej një zemre e cila nuk të ka frikë Ty!”E shënon Muslimi, nr. 2722.
Pjesa e dytë, besimi, përfaqëson gjithë çfarë mbretëron në zemrat e fëmijëve prej gjashtë shtyllave të besimit, duke e bërë atë që të jetë një kuptim përmbledhës i cili përfshin gjithë jetën dhe atë çfarë vjen pas saj. Profeti ka nxitur që në zemrat e bijve të umetit të tij të mbillet një doktrinë e pastër dhe e qëndrueshme e besimit.
E, sa i përket bazës së praktikës, ajo mund të ndahet në tri pjesë: pjesa e adhurimeve, praktika dhe edukata.
Pjesa e parë, adhurimet,: patjetër duhet të jenë të ndërtuara prej së brendshmi me një vërtetësi të plotë, si dhe nga tipare të shquara të personalitetit, përmes së cilave do të kesh mundësi që të ndërtosh karakterin e fëmijëve në atë mënyrë që ata t’i qasen jetës me çiltërsi, gjithmonë duke qenë i lidhur me Zotin e tij, ashtu që identiteti dhe mendja e tij të jenë gjithmonë stabile, rrjedhimisht të qëndrojnë stoikisht edhe shpresat, edhe gjërat që ai i synon. Profeti i ka thënë Muadhit: “Pasha Allahun, unë vërtetë të dua, ndaj mos e lër pa thënë pas çdo namazi: ‘O Allahu im! Më ndihmo që të të përmend, të të falënderoj dhe të të adhuroj në mënyrën më të mirë!”E shënon Ebu Davudi, 1522, Albani e vlerëson të saktë. Ai e mësonte atë se adhurimi është mirësi prej Allahut Lavdiplotë, e jo thjesht përpjekje njerëzore, porse përkrahje hyjnore gjithashtu; ashtu siç e mësonte se për ibadetin duhet që në vazhdimësi të kërkohet ndihmë nga Allahu, për t’ia rrënjosur atij në zemër se besimtari duhet që, në adhurimin që ia dedikon Zotit të tij, të kërkojë ndihmën e Tij dhe të mbështetet tek Ai, sepse Ai -Lavdiploti- është përkrahësi në adhurimin e Tij.
Pjesa e dytë, zbatimi në praktikë; sepse pa praktikë nuk ka dije, puna është vetë mjeti dallues i njerëzve në Ahiret. .“Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” (Kuran, 99:7-8)
Pjesa e tretë, morali i lartë; metodologjia islame synon krijimin e një njeriu me moral të lartë, saqë edhe vetë Profeti e kishte shprehur se mesazhi i tij, në përgjithësi, kristalizohet në një koncept të vetëm – moralin e lartë, si dhe edukimin për ta arritur atë, ndaj kishte thënë: “Vërtetë jam dërguar për t’i plotësuar tiparet e një morali të lartë!”.E shënon Ahmedi, 8939; Albani e ka vlerësuar të saktë në “Sahih el-xhami,” 2349. Ai i nxiste ata të kenë moral të lartë me fjalët e tij: “Më i dashuri për mua dhe më i afërti me mua në ulëse, Ditën e Gjykimit, është ai që është me moral më të mirë.” .E shënon Tirmidhiu, 2018. Morali i mirë është produkt i një edukate të dalluar rreth besimit.
Marr nga libri: ” Pyetjet e fëmijëve rreth besimit” Autor: Abdullah er Rekaf