Arti i të dëgjuarit

0
46

Nëse një person fillon të ju tregojë, qoftë personalisht qoftë në prezencë të të tjerëve, diçka që ju mund ta dini shumë mirë, ju duhet të bëni sikur ju nuk e dini. Mos nxito për të treguar diturinë tënde ose për të ndërhyrë në bisedë. Në vend të kësaj tregohu i vëmendshëm dhe i përqëndruar për bisedën.

Tabi’ini i nderuar Imam Ata Ibën Ebu Rabah ka thënë: ”edhe kur një djalë i ri do të më tregonte mua diçka që unë ndoshta mund ta kem ditur përpara se ai të ketë lindur”.

Halid Ibën Safuan el-Tamimi i cili ka prezentuar kohën e dy halifeve; ate të Omer Ibën Abdul Aziz dhe ate të Hisham Ibën Abdul Melik, ka thënë: ”Nëse një person të tregon ty diçka që ti e ke dëgjuar ose lajmet të cilat të kanë ardhur kohë më përpara mos e ndërpre atë për të shfaqur diturinë tënde ayre që janë të pranishëm. Kjo është një sjellje e keqe dhe e shëmtuar”.

Imami i nderuar Abdullah Ibën el-Kurejshi el-Masri një shok i Imam Malikut, El-Lejth Ibën Sadit dhe el-Thaurit ka thënë: ”Nganjëherë një person do të tregonte një histori që unë e kisha dëgjuar përpara se prindërit e tij të ishin martuar, sërrish unë e dëgjoja sikur unë të mos e kisha dëgjuar atë asnjëherë më përpara”.

Ibrahim Ibën el-Xhuneid ka thënë: ”Një njeri i urtë i ka thënë djalit të tij: ”Mëso artin e të dëgjuarit siç mëson artin e të folurit”.

Të dëgjuarit mirë nënkupton mbajtjen e kontaktit me sy dhe duke e lejuar folësin të mbaron të folurin dhe duke u përmbajtur nga nevoja juaj për ta ndërprerë bisedën e tij.

 

Marrë nga: “Islamic manners”

Përktheu: Ammar Ardit Kraja