1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

“Armëpushimi në Siri zgjati vetëm 1 orë e 50 minuta”

Më të lexuarat

Komandanti i Brigadës Fatih Sulltan Mehmet i forntit të turkmenëve Mahmut Sulejman Zengin, ka thënë në lidhje me marrëveshjen për ndërprerjen e luftimeve në Siri se ajo ka zjgatur vetëm 1 orë e 50 minuta, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ndërkohë që çdo ditë kishim 2 – 3 dëshmorë sot edhe pse hyri në fuqi marrëveshja e armëpushimit në Bajırbuxhak u vranë 10 persona dhe janë plagosur 20 të tjerë” ka thënë Zengin.

Zengin i cili ndodhet në Antalia për të marrë pjesë në konferencën e Turkmenëve ka thënë se marrëveshja për ndalimin e luftimeve e cila konsiderohet si një armëpushim i pjesshëm dhe e cila ka hyrë në fuqi në orën 00:00 në mesnatë, ka zgjatur vetëm 1 orë e 50 minuta. Ai ka vënë në dukje se militantët e organizatës PYD e cila është krahu i armatosur i organizatës terrorsite PKK në Siri ka sulmuar lagjet turkmene në Halep.

Duke theksuar se marrëveshja për ndalimin e luftimeve në Siri hyri në orën 00:00 dhe se në orën 01:52 forcat e regjimit në bashkëpunim me ato ruse kanë rritur intensitetin e sulmeve në veri të Halepit Zengin thotë: ”Nuk bën dot armëpushim. Zgjati vetëm një orë 50 minuta”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit