6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

24 milion fëmijë pakistanez jashtë shkollave

Më të lexuarat

Rreth 24 milion fëmijë pakistanez janë jashtë bankave shkollore. Këtë lajm e ka bërë të ditur një raport qeveritar, duke shtuar se çereku i popullsisë është nën moshën 16 vjeçare.

Nga 50.8 milion fëmijët nga mosha 5 deri 16 vjet, 47 përqind e tyre nuk marrin edukim shkollor.

Mosharraf Zaidi, drejtues i një kampanje joqeveritare që synon të përmirësoj arsimimin, e ka quajtur sistemin publik të shkollimit si një “dështim i plotë”.

Pakistani nuk bërë regjistrim kombëtar për më shumë se 17 vite, por rreth dy të tretat e popullatës 200 milionëshe besohet të jetë nën moshën 30 vjeçare.

Megjithatë raporti ka një njoftim pozitiv, se në krahasim me vitin e kaluar, tashmë janë një milion fëmijë më shumë që ndjekin mësimet. /mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit