19.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Arabët dhe emancipimi kulturor – Tarik Ramadan

Më të lexuarat

Arabët dhe emancipimi kulturor – Tarik Ramadan

Çlirimi i vërtetë mund të arrihet përmes festimeve dhe respektit për gjuhët, kujtimet dhe trashëgiminë e të gjithëve.
Kultura përbën një element thelbësor të çlirimit shoqëror dhe politik.  Teksa popujt ngrihen anembanë Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, shumëllojshmëria e kulturave të tyre nuk është vetëm mjeti por gjithashtu edhe qëllimi përfundimtar çlirimit drejt lirisë së tyre. Qëllimi i imperializmit historik ishte kryesisht politik dhe ekonomik, por edhe kulturor, pasi ai impononte mënyrën e të jetuarit, zakoneve, perceptimeve dhe vlerave që rrallë herë i respektonin shoqëritë nën dominimin e tyre, gjë e cila në thelb përbënte një kolonizim të vërtetë të inteligjencës njerëzore.
Globalizimi shtrihet në kulturë, dhe shpesh i ka çuar shoqëritë e Jugut Global në tëhuajzim. Çlirimi i vërtetë dhe marshimi drejt dinjitetit dhe demokracisë, kërkon një “kryengritje kulturore” në të gjitha dimensionet e saj, në shprehitë popullore, artistike, intelektuale dhe fetare. Ne kemi nevojë për të vënë në dukje rëndësinë e kulturës dhe arteve në ndërmarrjen e detyrës së ri-përvetësimit, ku mjetet e mendimit dhe traditës duhet të përdoren për ti dhënë formë dhe substancë kuptimit të përkatësisë, e cila e vetme mund të garantojë mirëqenien e individëve. E tillë është detyra e etikës së aplikuar. Nëse nuk ka kulturë pa fe dhe fe pa kulturë dhe nëse kultura nuk është fe, atëherë  problemi duhet të hulumtohet në lidhje me çështjet e koklavitura të vlerave, kuptimit, spiritualitetit, traditës dhe arteve. Të cilët janë faktorë që i japin formë historisë, kujtesës, kombeve dhe identiteteve dhe që transmetojnë mirëqenie dhe liri ose dështojnë ta bëjnë një gjë të tillë në një përballje tërësore.
Shoqëritë arabe dhe me shumicë myslimane, janë copëtuar nga tensionet fetare dhe kulturore që i kanë ndarë ato veç e veç. Roli i referencës fetare është një subjekt i diskutimit të vazhdueshëm dhe debatit të nxehtë në lidhje me marrëdhëniet e traditës dhe gjuhës arabe, apo gjuhëve të tjera, që i ka çuar elitat në pushtet dhe intelektualët  në mosmarrëveshje.
Ekzaminimi i afërt dhe studimi i këtyre përvojave na drejton, por vetëm në një përfundim të vetëm: Ne kemi të bëjmë me një sëmundje komplekse dhe të rrënjosur thellë. Përmasat e saj janë të shumta: kulturore, fetare, gjuhësore dhe për këtë arsye është thellësisht  dhe fuqimisht e lidhur me identitetin. Ajo pret tërthorazi të gjithë aktorët social, të gjitha klasat dhe të gjitha prirjet e mendimit, nga sekularistët dhe ateistët, tek besimtarët, të vëmendshëm apo jo. Tërheqja dhe kompleksi i neverisë përballë Perëndimit nuk është i ri, ajo ka ekzistuar edhe para periudhës koloniale. Ajo ka krijuar një marrëdhënie  të paqartë në të cilën imagjinatat janë të hipnotizuara dhe të tërhequr nga kultura globale, tashmë perëndimore, teksa e njëjta forcë tërheqjeje është e refuzuar nga ndërgjegjja analitike, kulturore dhe etike, e cila përjetohet si një tëhuajzim, kolonizim dhe si një rast i dhunës ndaj shtypjes kulturore. Aspiratat dhe kontradiktat që kanë lindur duhet të njihen, ashtu siç ato mund të listohen si një forcë udhëheqëse për lëvizjet çlirimtare, apo si një pengesë e bërë që paralizon shoqëritë duke i vendosur ato në konfrontime sterile që përvetësojnë më shumë krizën e identitetit, në vend të zgjidhjes së saj.
Shumë është shkruar, me mjaft të drejtë rreth “kulturës së re të internetit” për kibernetistët e rinj desidentë të Tunizisë dhe Egjiptit, për të mos përmendur pjesën tjetër të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.
Zotërimi i teknologjisë së re
Zotërimi nga ana e tyre i mjeteve të komunikimit dhe aftësia e tyre për të shprehur veten e tyre,  u ka sjellë atyre lavdi. Në Perëndimit, ata u përcollën me përshtypjen siguruese se ata ishin duke folur të njëjtën gjuhë si ‘ne’, dhe se ata shpërndajnë  vlerat ‘tona’ dhe shpresat ‘tona’. Askush nuk mund të mohojë progresin e tyre të jashtëzakonshëm si komunikues: brezi i ri arab arriti të përçonte një mesazh, si në shtëpi ashtu dhe jashtë vendit, duke bërë atë që forcat tradicionale politike dështuan ta bënin në një angazhim politik në  më shumë se gjysmë shekulli. Fuqia dhe efektiviteti që rrjedhin nga zotërimi i teknologjisë së re nuk mund të nënvlerësohet: “Kultura e internetit” është gjithashtu shprehje e pushtetit të vërtetë. Përpos natyrës së vërtetë të fuqisë së saj e cila nuk mohohet, mund të ngrihen pyetje rreth asaj se sa thellë të rrënjosura janë lëvizjet masive të protestave në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut! A janë të rinjtë duke e rimarrë veten dhe lirinë e tyre nëpërmjet përdorimit të mjeteve moderne të komunikimit, apo janë mjetet e komunikimit që i kanë nxjerrje të rinjtë arabë jashtë identitetit të tyre?
Pyetja është e domosdoshme, pasi për një lëvizje çlirimtare politike, e shoqëruar nga një gjendje e sëmurë kulturore (përveç potencialit për manipulim ekonomik), do të jetë e detyruar të dështojë në aspektin afatgjatë. Respektimi i plotë për kujtesën dhe psikologjinë e popujve, vëmendja ndaj aspiratave të tyre dhe përputhja me veten e tyre, janë urdhëresa historike. “Problemi Arab” nuk ishte kurrë thjesht një nga diktaturat e dhunshme që pasuan dekolonizimi politik, ajo ka pasur marrëdhënie gjithmonë të përjetësimit  së një tjetërsimi dhe paralizimi, nëse jo shkatërrimi  dhe kolonizimi intelektual.
Procesi i rimarrjen së vetes është  i tillë në lidhje me pajtimin me kuptimin. Kulturat, së bashku me fetë që formësojnë dhe që i ushqejnë ata, janë sistemet e vlerave, grupe të traditave dhe zakoneve të grumbulluara rreth një ose disa gjuhë, duke prodhuar kuptim: për veten, për vendin dhe kohën, për komunitetin dhe për jetën. Kulturat nuk janë thjesht krijime intelektuale. Ata marrin formë përmes inteligjencës dhe kujtesës kolektive, përmes një psikologjie të mbajtur zakonisht nga emocionet, si dhe nëpërmjet kungimit shpirtëror dhe artistik. Rizgjimi arab nuk mund ta përballojë shikimin përtej dimensioneve  themelore të lirisë dhe të çlirimit të individëve dhe shoqërive.
 
Emancipimi kulturor është i  domosdoshëm, dhe do të kërkojë një qasje holistike. Si një hap i parë, i vetë-përfaqësimit, ai  duhet të reformohet nëpërmjet edukimit. Në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, ky hap i parë është ende i largët. Nëse mesazhi i fesë është të pajtohet me spiritualitetin, plotësimi kulturor mund të arrihet vetëm me anë të festimit të respektit për gjuhët, kujtimet dhe trashëgiminë e të gjithëve, me integrimin pozitiv të përkatësive etnike të minoriteteve dhe dialekteve. Së bashku me Perëndimin, Afrikën, Orienti islamik dhe Azia, kanë rënë në grackën e ngritur nga efektet negative të globalizimit, duke përfshirë por jo kufizuar në përjashtim, pretendimet sektare nëse jo vdekjeprurëse ndaj kulturës dhe identitetit. Të njëjtat pretendime janë po ashtu të gjithëpranishëm në botën arabe. Prandaj rëndësia e politikave kulturore, të cilat duhet të zhvillohen së bashku me politikën sociale, ngrihen mbi bazën e përbashkët që përcakton ndjenjën e përkatësisë kombëtare. 
Kultura jep kuptimin e një horizonti. Çdo gjë në trashëgiminë e kulturës dhe traditës është e denjë për tu festuar. Për të arritur çlirimin kulturor do të thotë të vesh në pikëpyetje të gjitha format e mundshme të tjetërsimit paralel/ ose dytësor: pasi shpronësimi ekonomik është shkatërrimtar, po aq sa mund të jetë imperializmi kulturor. Spiritualiteti, pozicionohet si një pikë thirrjeje, si një kërkim për thelbin  në dhe nëpërmjet vetvetes, individualisht dhe kolektivisht, ai është një akt i çlirimit. Megjithatë, ajo duhet të jetë pjesë e një përfshirje të hapur dhe konstruktive, duke vepruar nga brenda shoqërisë dhe në respekt të plotë të pluralizmit që e dallon ato të Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut, duke  përcaktuar  qëllimet përfundimtare që trupëzojnë kulturat,  substance e së cilave përbën historinë e çdo kombi.
Për të mbrojtur kulturën, kujtesën dhe identitetit, do të thotë  të pohosh se ata janë kuptimplotë, duke afirmuar se ata janë të aftë për të adresuar sfidat e ditës. Të mbrosh në vetvete do të thotë që të bëhesh një objekt, për të marrë përgjegjësinë e plotë për zemrën , trupit dhe mendjes e dikujt, për miqtë e dikujt, shoqërinë e dikujt, dhe për vetë natyrën në vetvete . Domosdoshmëria e koherencës është e padiskutueshme dhe ajo është thelbi i gjendjes së mirëqenies dhe lirisë.
Shoqëritë perëndimore janë sot duke marrë barrat e mangësive që i mundojnë ato, që minojnë parimet e demokracisë duke ruajtur kulturën e frikës dhe pasigurisë. Pasiguria e mendjes është imazhi negativ i paqes së zemrës. Shoqëritë arabe janë duke kaluar nëpër një krizë të ngjashme, ndoshta në një mënyrë të ndryshme, por me intensitet të barabartë. Ata vuajnë nga një gjendje e sëmurë e koherencës, mungesë reformash dhe të lirie politike, që do të mund të zgjidhte ndjenjën e shqetësimit që ka gërryer njëlloj themelet e Lindjes dhe Perëndimit.
 
Perktheu: Ervin Hakorja

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit