5.9 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Një pushtim rus do të hapte “Kutinë e Pandorës”

Më të lexuarat

Përfaqësuesja e përhershme e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas Greenfield, tha se kërcënimi rus ndaj Ukrainës ishte shumë më i madh se problemi ukrainas dhe paralajmëroi se një pushtim i mundshëm rus do të “hapte kutinë e Pandorës”.

Ajo akuzoi Rusinë për kryerjen e sulmeve kibernetike, aktiviteteve paraushtarake dhe fushatave dezinformuese, përveç aktiviteteve ushtarake.

Duke deklaruar se “aktivitetet e Rusisë kundër Ukrainës nuk janë vetëm rajonale” dhe se kërcënimi për Ukrainën është shumë më i madh se problemi ukrainas, Greenfield paralajmëroi se “pushtimi do të hapë kutinë e Pandorës”.

“Ne shohim se 127,000 trupa (ruse) janë vendosur në kufirin (me Ukrainën). Rusët kanë dërguar gjithashtu trupa në Bjellorusi,” tha Greenfield.

Duke thënë se po vazhdojnë përpjekjet e tyre për një zgjidhje diplomatike të krizës ruso-ukrainase, ajo tha se Rusisë do të vendosen “sanksione agresive” në rast të një pushtimi.

NATO mund të vendosë njësi shtesë luftarake në Evropën Lindore në përgjigje të akumulimit të njësive të forcave të armatosura ruse në kufirin me Ukrainën, tha të hënën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ne po shqyrtojmë opsionin e forcimit të mëtejshëm të pranisë sonë në krahun lindor të Aleancës, që mund të nënkuptojë vendosjen e grupeve të tjera luftarake të NATO-s,” tha ai në Bruksel.

Aleanca e Atlantikut të Veriut ka vendosur deri më tani rreth 4,000 trupa në batalione shumëkombëshe në Estoni, Lituani, Letoni dhe Poloni, me mbështetjen e njësive tankesh, mbrojtjes ajrore, inteligjencës dhe forcave të mbikëqyrjes. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit