5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Përhapne falënderimin mes jush – Bekir Halimi

Më të lexuarat

Përhapne falënderimin mes jush
Shfaqni ndjenjat e juaja karshi atyre që kanë bërë vepra të mira, i kanë bërë ato në mënyrë kualitative, apo ai që ka shkruar diçka të mirë, apo ka fol për një temë dhe ka dhënë shumë informacione të dobishme.
Mos e mbyllni lavdërimin në mendjet tuaja, por përhapne atë me drejtësi, aty ku duhet dhe e meriton.
Jemi duke jetuar në një kohë kur po pëlqehet e dobëta, jokualiteti, e pavlefshmeja, andaj tu ndihmojmë atyre që bëjnë gjëra të mira në mënyrë të mirë në gurbetin, vetmin e tyre, e ti shtyjmë fuqishëm përpara dhe të ndihmojmë të vërtetën duke ndihmuar protagonistët e saj.
Parashtrohet pyetja: a me të vërtetë jemi duke jetuar në një kohë kur pëlqehet e pavlefshmeja, antivlera?

A nuk e shohim se një njeri i kotë, pa ndonjë përmbajtje, gëzon një popullaritet dhe përcjellje të madhe, e cila i sjell edhe pasuri, për shkak të famës dhe numrit të madh të atyre që e përcjellin në rrjetet sociale?!
A nuk shohim se si shumë njerëz krenohen me injorancën, marrëzitë, përtesën e tyre?!
Ata Nuk i dinë as gjërat elementare të rëndësishme dhe zhyten në detaje të gjërave aspak të rëndësishme?!
A nuk shohim se shumë njerëz hulumtojnë ato gjëra, persona, faqe që i zhysin në dëfrim, argëtim dhe ikin prej gjërave, personave, faqeve që u sjellin dobi dhe punojnë në interes të tyre?!
A nuk shohim se sa shumë njerëz janë të kënaqur që dinë gjëra nga jeta e kësaj bote kurse krejtësisht janë të shpërqëndëruar nga ahireti?!
A nuk shohim produktin jokualitativ të arsimit, (drejtëshkrimi katastrof, njohja e rregullave gramatikore katastrofë, dituritë bazike katastrofë, aftësitë e tyre katastrofë), edhe pse ata krenohen me turp për dëftesat e tyre me nota të larta por pa domethënie, sepse një numër i madh i merr ato pa i merituar?!
A nuk shohim se si njerëzit vrapojnë pas nocioneve dhe gjërave të përmbysura, vlerave të devijuara, duke i zëvendësuar ato më të mirat, më të dobishmet, më të pastërtat me këto të tashmet?!
A nuk e ke kuptuar se një libër me poezi të një poeti të panjohur dhe pa vlera artistike shitet 10 euro, kurse një libër me poezi të një poeti të mirënjohur dhe me vlera të dalluara artistike shitet 2/3 euro?!
Mik i dashur, jo që jemi në kohën e mallin të lirë dhe të pavlefshëm, por jemi në kohën kur ky mall i lirë dhe i pavlefshëm shitet si mall i mirë dhe pëlqehet nga masa, saqë çdo mall i pavlefshëm kërkohet në treg madje edhe ka çmim të shtrenjët!
Allahu na e ndryshoftë gjendjen!
Allahu na e kompensoftë këtë humbje të madhe!

Hoxhë Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit