16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ekspertët tregojnë ndikimin që mund të ketë në ekonominë shqiptare konflikti Rusi-Ukrainë

Më të lexuarat

Një konflikt Rusi-Ukrainë do të ndikonte indirekt import-eksportet në Shqipëri.

Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku shpjegoi në emisionin Sot se Shqipëria importon një sasi të madhe të grurit dhe nënprodukteve të tij nga Ukraina, dhe një konflikt i mundshëm mund të ndikonte edhe tregun tonë.


“Shqipëria importon, kryesisht nga Ukraina, 60-70 për qind të grurit dhe nënprodukteve të tij. Në rast të një konflikti atje, ndikimi do të ishte indirekt edhe për vendin tonë, por do gjenim tregje të tjera. Bursa e grurit do merrte goditje dhe nëse çmimi do të rritej për gjithë botën do të ndikonte edhe tek ne, pasi jemi importues neto”, tha Buxhuku.

Kreu i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Alban Zusi shpjegoi se një ndikim të mundshëm që do të kishin edhe eksportet, duke qenë se vendi ynë eksporton një sasi të konsiderueshme fruta-perimesh në Ukrainë.

“Eksportojmë në Ukrainë fruta dhe perime. Nëse kërkesa do të ulej, tregu do të rrudhet. Ne eksportojmë mbi 1000 tonë fruta perime”, tha Zusi, ndërsa shtoi se me një destabilizim të tregjeve eksportuesit shqiptarë duhet të kërkojnë tregje të tjera./Euronews Albania

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit