5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Allahu i ka krijuar njerëzit dhe do t’i dënojë ata, a është kjo padrejtësi ndaj tyre?

Më të lexuarat

Kur është fjala për veprat e Allahut, nuk duhet pyetur “pse”, ngase Ai vepron atë që dëshiron. Mirëpo, të gjitha ato që Ai i vepron, i vepron në bazë të Urtësisë dhe Dijes së Tij. E nuk vepron diçka pa qenë ajo e dobishme apo pa pasur urtësi në të. Ne e dimë se Allahu
i ka krijuar njerëzit për ta adhuruar Atë si të Vetëm. Allahu i ka dalluar njerëzit nga engjëjt dhe xhindët për shkak se atyre (njerëzve) u ka dhënë intelekt dhe përgjegjësi, pra cili prej tyre e ndjek rrugën e drejtë dhe cili rrugën jo të drejtë. Allahu nuk ia ka imponuar asnjë
njeriu (të pasojë) rrugën e drejtë ose të shtrembët. Njeriu është i lirë të zgjedhë mes së vërtetës dhe të pa vërtetës. Allahu ka zbrit Libra të shenjtë dhe Pejgamberë për t’ua treguar njerëzve rrugën e drejtë. Ai nuk i dënon ata padrejtësisht. Secili që ndjek këtë
udhëzim, do të jetë nën Mëshirën e Tij. E kush e refuzon atë, do ta ketë Dënimin e Tij. Edhe pse Allahu e ka ditur se cili do të jetë banor i xhenetit dhe cili banor
i xhehenemit, Ai nuk i ka imponuar ata. Ai e ka ditur se çfarë do të veprojnë ata, dhe në bazë të veprave të tyre ka gjykuar për ta. Pra, Ai e ka ditur se cili prej tyre do ta
pranojë të vërtetën e cili jo. Andaj, në bazë të veprave të tyre ka gjykuar mbi ta se cili do të jetë banor i xhenetit e cili i xhehenemit. Dhe Allahu nuk i ka krijuar njerëzit për t’i dënuar. Ai thotë: “Allahu nuk u ka bërë padrejtësi atyre, por ata i kanë bërë padrejtësi vetvetes.” Ali Imran 117. Pra, Allahu ta ka treguar rrugën e drejtë, atëherë pse s’po e pranon atë? Ti je ai që po i bën padrejtësi vetvetes, Allahu nuk të bën padrejtësi.

 

Hoxhe Lulzim Perçuku
https://udhezimi.com/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit