5.9 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Aksioni i policisë, konfiskohen aparate të kriptovalutave

Më të lexuarat


Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, mbrëm kanë gjetur dhe konfiskuar gjashtë aparate me 42 kartela për prodhimin e kriptovalutave.

Në njoftimin e Policisë thuhet se konfiskimi i aparateve dhe pajisjeve të dyshuara është bërë në fshatin Druar të Vushtrrisë, në kohën kurë njësia policore ka ndaluar një veturë me targa vendore, gjatë kontrollit të detajuar, brenda veturës janë gjetur dhe sekuestruar 6 aparate me 42 kartela dhe mjete të ndryshme të dyshuara që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave, transmeton Telegrafi.


“Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e sekuestruara është njoftuar prokuroi i çështjes i cili ka sugjeruar që për veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e sekuestruara të merren autoritetet doganore”.

Në Prishtinë konfiskohen 39 aparate për prodhimin e kriptovalutave
Në Prishtinë konfiskohen 39 aparate për prodhimin e kriptovalutave
“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar drejtuesi i veturës i cili pas intervistimit është liruar në procedurë rregullt”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës në operacionet ndaj aparateve për prodhimin e kriptovalutave, sot ka konfiskuar 277 pajisje të tilla në Leposaviq dhe 39 në Prishtinë.

Ndërsa, të enjten në një operacion bastisje në Mitrovicën e Jugut në një banesë janë gjetur dhe janë konfiskuar 67 aparate për prodhimin e kriptovalutave. Kurse të njëjtën ditë në Surkish të Podujevës janë konfiskuar tri aparate të tilla.

Kriza me energji elektrike në Kosovë ka bërë që Qeveria të marrë vendim për ndalimin e prodhimit [miningut] të kriptovalutave në vend.

E gjithë kjo ka ardhur pas rekomandimeve të Komitetit Teknik për Masat e Emergjencës në Furnizimin e Energjisë, i cili u formua së fundmi nga vet Ministria e Ekonomisë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit